Si t'i organizojmë më mirë punët në zyrë

Si t’i organizojmë më mirë punët në zyrë


Rendimenti lidhet ngushtësisht me efikasitetin dhe është një prej elementeve kyç që ndikon në ecurinë e një kompanie. Një organizim i mirë i punës tuaj rrit rendimentin dhe ndikon direkt në ecuri. Ja disa mënyra se si të organizoni një ditë normale në punën tuaj:

Filloni ditën me ide të qarta – Kontrolloni postën elektronike. Përgjigjuni email-eve dhe dërgojini pjesën më të madhe të email-eve që në fillim të ditës, në mënyrë të tillë që të merrni edhe përgjigje sa më shpejt. Skeduloni detyrat tuaja më të rëndësishme, duke caktuar përbri secilës kohën që mund të marrë. Mbi të gjitha, mos harroni të hiqni nga lista juaj punët  që kanë përfunduar.

Lexo: Trajnim për ekspertë fiskalë

Përcaktoni kohën e nevojshme për punët – Përcaktimi i punëve në kohën e duhur, do t’ju ndihmojë që të keni kohë të mjaftueshme për të mbyllur të gjitha prioritetet e ditës. Këshillohet që renditja e tyre të fillojë nga ata më me prioritetet tek ato më pak të rëndësishme.

Mos harxhoni kohë në takime të kota – Ka disa takime, të cilat nuk mund t’i shmangni, por ka edhe nga ato ku prania juaj nuk është e nevojshme. Nëse mund të mbaroni punë me një email apo me një telefonatë, bëjeni dhe do ta shikoni që në fund të ditës, një zgjedhje e tillë do t’ju duket ajo e duhura. Nëse do të kishit lëvizur për të shkuar në një takim jo shumë të rëndësishëm, nuk do të kishit përfunduar një punë tjetër, e cila mbetet për nesër.

Gjeni kohë për të pushuar gjatë ditës – Nuk këshillohet të vraponi nga një takim në tjetrin apo nga një projekt në tjetrin, sepse një gjë e tillë nuk është aspak produktive. Këshillohet që gjatë orarit të punës të bëni pushime, shkëputje.  Kjo do t’ju ndihmojë të fitoni energjitë e humbura dhe të rifilloni punën nga e para.

Lexo: Çfarë tregon posta juaj elektronike në lidhje me personalitetin tuaj

Përpiquni të mos shpërqëndroheni – Kur duhet të hartoni raportin përmbyllës të një projekti këshillohet që t’i fikni të gjitha pajisjet që mund t’ju shpërqëndrojnë.  Duke filluar që nga telefoni i zyrës, celulari dhe madje edhe email-et, këshillohet që të mos i shikoni gjatë asaj kohe, pasi raportin nuk do ta mbyllni dot ose të paktën jo ashtu siç duhet.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0