Trajnim për ekspertë fiskalë
Përditësuar së fundmi: 01/10/2019

Trajnim për ekspertë fiskalë

Share
nga Ornela Trupja
Tet 01, 2019

Në datë 11 Tetor 2019 fillon trajnimi për ekspertë fiskalë. Ky trajnim do të zgjasë nëntë javë. Leksionet do të mbahen ditën e premte dhe të shtunë përkatësisht në oraret:

  • ditën e premte në orën 16:00 – 19:30
  • ditën e shtunë ora 09:00 – 13:30

Trajnimi përmban njohuri nga:

  • Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë
  • Legjislacioni Doganor
  • Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimit financiar
  • E drejta Tregtare, Shoqëritë Tregtare, likuidimi dhe falimentimi
  • Analiza e Pasqyrave Financiare
  • Tregu Financiar dhe Tregu i Kapitaleve, Bursa, Karakteristikat dhe Organizimi i Bursës.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për regjistrim e shoqëruar me CV
  • Fotokopje e diplomës e noterizuar (diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike).
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
  • Dy fotografi për dokumenta

Regjistrimet mund të bëhen edhe online