Si të rrisim produktivitetin në punë dhe në jetë - Business Magazine Albania

Si të rrisim produktivitetin në punë dhe në jetë

produktiviteti

Shkruar nga Eno Barjami

Nga bisedat e ndryshme me miq, kolegë, të afërm apo klientë që kam mundur të këshilloj përgjatë këtyre viteve, shoh që ka një paqartësi shumë të madhe në lidhje me produktivitetin.

Shumë ankohen që nuk ndihen produktivë, punët nuk i shkojnë mirë, edhe kur punojnë me orare të zgjatura në përfundim nuk kënaqen dot me rezultatet e arrituara. Të tjerë ankohen se sado që zgjohen herët në mëngjes, edhe kur programojnë ditën ose edhe kur ndihen shumë të motivuar, sërish ky motivim nuk i ndihmon që të përmbushin punët e tyre me produktivitet.

Në fakt, duket se kemi të bëjmë me një keqkuptim të madh. Dhe i gjithë keqkuptimi qëndron tek faki se produktiviteti ngatërrohet rëndom me të punuarit shumë!

Por, prakikisht krejt e kundërta duhet të ndodhë nëse duam të rrisim produktivietetin. Ai në fakt nuk lidhet me shumë me sasinë se sa fort apo sa gjatë ne punojmë, më tepër se sa me cilësinë se si ne jetojmë.

Të jesh realisht produktiv do të thotë që mos të jetosh për të punuar, por të punosh për të jetuar!

Atëhere, si mund të punojmë për të jetuar?

Kjo ndodh ndërsa ne punojmë për të arritur gradualisht një lloj balance të ekuilibruar midis punës dhe jetës. Po nuk pati balance nuk ka se si të ketë sukses.

Si arrihet kjo?

Merr pjesë në trajnimin për produktivitet maksimal ne punë dhe në jetë nga Eno Barjami!

Le të shohim disa hapa praktike:

  • Rregullo gjumin

Këtu fillon produktivieteti. Mendja jonë ka nevojë për gjumë në mënyrë që të rigjenerohet. Gjatë orëve të para të gjumit truri rigjeneron ato qeliza të cilat dëmtohen përditë nga stresi i akumuluar. Gjumi, jo vetëm për mendjen por dhe për të gjithë trupin përbën një cikël të mirëfilltë rigjenerimi i cili nuk duhet neglizhuar. Ashtu siç ne kujdesemi për të karikuar celularin tonë çdo herë që ai harxhohet nga bateritë. njësoj duhet bërë dhe me trupin sa herë që edhe ai harxhohet nga ‘bateritë’ gjatë një dite plot punë dhe lodhje. Përherë në raste të tilla na duhet një gjumë që na rigjeneron trupin dhe mendjen. Kjo është pjesë e biologjisë tonë dhe nëse kemi rregulluar gjumin, kemi rregulluar 33% të jetës tonë, duke qenë se 1/3 e kohës ne e shpenzojmë duke fjetur.

  • Ushqehu shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm jo domosdoshërisht varjon në shumëllojshmëri dietash dhe praktikash të lidhura me aspektet nutritive. Faktori kryesor i ushqimit të shëndetshëm është kur ne reshtim së ushqyeri vetëm me ato që na shijojnë dhe me ato që na ngopin dhe nisim të konsumojmë rregullisht ato produkte të cilat na japin më shumë energji.  Cilat produkte kanë më tepër energji? Ato që janë sa më pak të përpunuara, thënë ndryshe: sa më pranë fazës së parë natyrale. Në natyrë çdo gjë rrihet direkt nga dielli, i cili është burimi i energjive në natyrë. Kur dielli kombinohet me tokën, ajrin dhe ujërat, ai furnizon çdo gjallesë bimore dhe shtazore me të gjitha elementet energike që ne i njohim si proteina, vitamina, yndyrna, karbohidrate, etj, çka janë disa here më energjike kur I konsumojmë të freskëta. Ndërsa, ku ne i përpunojmë këto produkte, ato humbasin një vlerë të caktuar energjie për çdo fazë përpunimi, çka kompesohet më pas me ato që quhen vlera të shtuara ushqyese, por jo energjike.  Me pak fjalë, për të fituar energji duhet të konsumojmë sa më tepër frurat dhe perimet, sikurse dhe produktet shtazore si mishi dhe bulmeti, dhe të gatuajmë sa më pak ato produkte që kanë përpunime të shumta. Ushqimi kryesor mbetet përherë uji i pijshëm, çka mbulon dhe 65% të trupit tonë.

Merr pjesë në trajnimin për produktivitet maksimal ne punë dhe në jetë nga Eno Barjami!

  • Ushtrohu fizikisht

Ushtrimet na rrisin gjithashtu produktivitetin. Ushtrime fizike nuk janë vetëm ato që kryejmë në palestër apo kur merremi me sport. Nëse merremi me sport është shumë mire. Por edhe nëse s’kemi kohë për sport, do na mjaftojnë vetë pak minuta në ditë për tu ushtruar edhe përgjatë punës apo kohës së lirë. Një ushtrim elementar dhe tejet natyror është kontrolli i frymëmarrjes. Duket tejet i thjeshtë, por shpesh ne harrojmë që të marrim frymë gjatë ditës dhe kjo na shkakton stress dhe lodhje. Një menyrë efikase për tu kujtuar vazhdimisht për frymëmarrjen është qendrimi drejt. Sa herë që e gjejmë veten paksa të kërrusur, të mbështetur, apo duke parë gjatë në smart-phone, duhet të dimë që s’po furnizohemi mjaftueshëm me oksigjen. Këto piziocione nuk janë në natyrshme dhe si rrjedhojë na lodhin dhe na reduktojnë ajrin. Ndaj, përherë duhet të kthehemi që të rrimë drejt nëse duam që të ajrosim trupin dhe mendjen sa herë që ndjejmë bllokime apo lodhje. Frymëmarrjet e shpeshta na sjellin çlirim dhe freski të shtuar. Ato mund të alternohen me shtriqje, ecje apo meditim sa here kërkojmë edhe relaksim të trupit dhe mendjes, dhe kjo mund të behet edhe në ambientet e punës fare lehtësisht. Mjaftojnë vetëm disa minuta në ditë.

  • Mësohu të pushosh

Gjatë punëve dhe çdo kohe tjetër aktive, nëse duam që të jemi produktivë, duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë kohore të mundshme për të pushuar. Pra, siç mësojmë për të punuar duhet të mësomë edhe për të pushuar. Një punë pa pushim nuk është productive, rrallë sjell rezultat dhe rendiment të lartë. Ndaj, sa here që gjendemi të zënë apo të mbingarkuar duhet të shkeputemi për tu qetësuar.  Nëse punojmë gjatë në kompjuer bejmë mirë, por mund të bëjmë akoma më mirë nëse shkepusim shikimin me intervale diku tjetër përveç ekranit. Nëse arrijmë që në raste të tilla të lëvizim diku ku s’ka as kompjter, as smart-phone dhe as teknologji por vetëm ne dhe vetja jonë, akoma më mirë! Të rrimë pak kohë me veten hera herës mund të na bejë të ndjehemi më mirë. Një shëtitje, një vakt, një kafe vetëm, kur bëhet me qëllim shplodhës na ndihmon edhe për mos t’u ndjerë vetëm. Kjo kohë nuk harxhon energji dhe na shtyn që të ruajmë ekuilibrat tona të brendshme.

  • Puno fort!

Në momentin që ne jemi të ngopur me gjumë, të ushqyer me energji, plotë me oksigjen dhe pushime të mjaftueshme përgjatë punës, atëhere jemi gati për të punuar fortë.  Mjafton vetëm që të përqëndrohemi që t’i mbyllim këto punë në kohë dhe ato do mbyllen falë forces tonë. Kështu mund ti vendosim vetes qëllim që çdo ditë ta kthjejmë në sukses falë një pune të forte e cila do jetë përherë në sinkron me nje shëndet të fortë. Na duhet të jemi produktivë, të jetojmë shumë më tepër se sa të punojmë shumë!

Këshilla të përmbledhura nga libri ‘Ji Rrugë-Zgjidhja’.  Autor: Eno Barjami 

Merr pjesë në trajnimin për produktivitet maksimal ne punë dhe në jetë nga Eno Barjami!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0