Si të përfitoni sa më shumë nga dita juaj e punës

Si të përfitoni sa më shumë nga dita juaj e punës


Ju filloni çdo ditë me një plan për të bërë kaq shumë gjëra dhe papritur e gjeni veten duke u përqëndruar në detyra me përparësi të ulët. Pra, si mund të rimerrni kontrollin e kohës tuaj?

Listat e përshtatshme për të gjitha mënyrat se si të jeni më produktivë nuk funksionojnë. Por ekzistojnë disa teknika të produktivitetit, që mund të përshtaten me personalitetin dhe stilin tuaj të punës.

Të gjithë punëtorët dhe ditët e punës janë unike. Përdorni këto parime për t’ju ndihmuar të udhëhiqeni gjatë ditës tuaj të punës. Tre bazat e produktivitetit:

  1. Besoni rritjet e vogla. Nuk mund të presësh që të ndryshosh zakonet e punës disavjeçare brenda natës. Ndryshimet e vogla në mënyrën se si punoni, mund të sjellin gradualisht ndryshime të mëdha në produktivitet. Provoni një këshillë për të filluar dhe vazhdoni të shtoni më shumë ndërsa gjeni strategjitë që funksionojnë më mirë për ju.
  2. Jini të përgjegjshëm. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për kontrolle javore me një bashkëpuntor ose vendosjen e afateve tuaja dhe njoftimin e tyre për të tjerët, duke iu përgjigjur dikujt tjetër shpesh mund t’ju detyrojë të mbaroni punën.
  3. Falni veten. Ju jeni njerëz: Pranoni që ndonjëherë do të bëni gabime, do të shpërqëndroheni dhe do keni një ditë të keqe. Është e rëndësishme që të pranoni gabimet tuaja dhe t’i përmirësoni ato duke bërë kthesë.

Nëse po përpiqeni të bëni tre gjëra njëherësh, shpesh realizoni shumë pak.

Lexo: Sa toksik është vendi juaj i punës? Shumë nëse këto 8 gjëra vazhdojnë të ndodhin çdo ditë

Mendoni se mund të bëni më shumë duke punuar detyra të shumta në të njëjtën kohë?! Provoni të telefononi bashkëpuntorin tuaj ndërsa shkruani një e-mail dhe kontrolloni faqen tuaj në Facebook. Ju mund të ndiheni sikur jeni produktiv, por me siguri nuk keni arritur të bëni asnjë nga ato detyra në mënyrë efikase. Të gjithë kemi një sasi të kufizuar të njohjes. Truri mund të mashtrojë veten duke menduar se ka më shumë aftësi sesa ka në të vërtetë. Aftësia për të realizuar gjërat, varet nga fakti se sa mirë mund të përqëndroheni në një detyrë pavarësisht sesa kohë duhet për t’a bërë atë.

Më shumë gabime dhe më pak kreativitet?
Çdokush ka tendencë të gabojë. Njerëzit janë shumë më të efektshëm nëse gabojnë.
Përpjekja për të mos bërë gabime gjithashtu pengon krijimtarinë. Mendimi novator lind kur lejojmë trurin tonë të ndjekë një rrugë logjike të mendimeve dhe ideve. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë kur mund të përqëndrohemi në një rrugë të vetme mendore për një periudhë të gjatë.

Lexo: Intesiteti i punës, ja ku renditen shqiptarët

“Truri është si një muskul. Ai bëhet më i fortë me përdorimin”, tha Dr Miller. Ashtu si me ushtrimin fizik, sa më shumë forcojmë lidhjet tona mendore duke u përqëndruar në një detyrë në përjashtimin e të gjithë të tjerëve, aq më mirë mund të kryejmë.

  • Hiqni tundimin: kundërpërgjigju ndaj tundimit për të parë mediat sociale ndërkohë që punon. Disa punëtorë mund të kenë nevojë të shkojnë deri aty sa të instalojnë programe kundër shpërqëndrimit, si SelfControl, Freedom, StayFocusd dhe Anti-Social.
  • Lëvizni: Nëse e shikoni se po humbisni fokusin – duke lexuar të njëjtën fjali pa pushim ose nëse mendja juaj vazhdimisht largohet nga tema – ngrihuni dhe shkurtimisht ecni, tha Dr Miller. Një shëtitje e shkurtër rreth zyrës tuaj mund të ngrejë gjendjen tuaj shpirtërore, të zvogëlojë urinë dhe t’ju ndihmojë të përqëndroheni.

Lexo: 5-orë punë në ditë, a do t’ju pëlqente? Ja çfarë thotë praktika!

  • Puna në intervale: Vendosni një kohëmatës për pesë ose 10 minuta dhe angazhohuni të përqëndroheni në detyrën tuaj për atë kohë. Pastaj lejojini vetes një minutë shpërqëndrim, për aq kohë sa të riktheheni në detyrën tuaj për pesë ose 10 minuta të tjera.

Tendenca për t’u shpërqëndruar është parësore, prandaj mundohuni ta shmangni këtë.

New York Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0