Si të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë produktive? - Business Magazine Albania

Si të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë produktive?


Ju mund të jeni të shkëlqyer dhe kreativë në punë, por nëse nuk e menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efektive, nuk do të arrini suksesin e dëshiruar.

“Çdo gjë që ju doni të bëni në punë kërkon kohë,” shkruan Brian Tracy në librin e tij ‘Master Your Time, Master Your Life’. “E vetmja mënyrë për të patur kohën e mjaftueshme për të bërë gjërat që vërtet mund të bëjnë ndryshime në punën tuaj është duke ruajtur kohën që normalisht do të shpenzonit për të bërë diçka tjetër.”

Lexoni: 4 mënyra për të përmirësuar produktivitetin e ekipit tuaj

Filloni duke përcaktuar shtatë faktorët që konsumojnë kohën tuaj:

  1. Email-i, telefoni dhe mesazhet

“Kur telefoni bie dhe email-et vijnë, mendimet tuaja shkatërrohen dhe ju shpërqendroheni,” shkruan Tracy.

Çfarë duhet të bëni: Lini mënjanë kohë nga dita për t’u marrë me email-et dhe mesazhet në mënyrë që pjesën tjetër të punoni pa ndërprerje.

  1. Vizitorët e papritur

Kur dikush paraqitet papritur në zyrën tuaj ose vendin e punës, ai person prish punën tuaj dhe dëmton efektivitetin tuaj.

Çfarë duhet të bëni: “Bëni sikur sa ishit duke u larguar për një punë nga zyra kur vizitorët e padëshiruar vijnë në vendin tuaj të punës,” shkruan Tracy. Pastaj përcillini vizitorin nga hapësira juaj e punës dhe kthehuni në detyrën tuaj.

  1. Mbledhjet

Ju e dini këtë tashmë: shumë mbledhje janë humbje kohe.

Çfarë duhet të bëni:

  • Programoni mbledhje që vërtet janë të nevojshme. Nuk ka asnjë arsye që mbledhjet të jenë me kohë të zgjatur. Pyesni veten: Çfarë mund të arrij në 10 minuta?
  • Vendosni objektiva. Si duket suksesi? Përcaktoni elementët që ju duhen për të pasur sukses. Në fakt, çdo vendim që ju merrni duhet të bazohet në atë se si ju përgjigjeni ndaj kësaj pyetje.
  • Krijoni një axhendë. Pasi të keni vendosur objektiva, takimet më të mira janë krijuar me kujdes për t’i arritur ato. Ju duhet ta strukturoni takimin tuaj për të patur një rrjedhë që ka kuptim, të krijoni mundësi që pjesëmarrësit të marrin pjesë dhe menaxhoni kohën në mënyrë që të realizoni gjithçka.

Lexoni: 4 faktorët që papritur mund të dëmtojnë produktivitetin tuaj

  1. Ndodhitë e papritura

Ju e dini si funksionon: “Kur vendosni për të punuar në një projekt të rëndësishëm, ndodh diçka krejtësisht e papritur që ju largon nga detyra juaj kryesore, për disa minuta ose edhe për orë të tëra”.

Çfarë duhet të bëni: Mendoni përpara se të veproni. Tracy këshillon që “të merrni frymë thellë, të qetësoheni dhe të qëndroni objektiv. Merrni kohën për të zbuluar se çfarë ndodhi. Jini të qartë në lidhje me problemin para se të veproni.”

  1. Zvarritjet

Tracy e urren këtë. “Zvarritja nuk është vetëm hajduti i kohës. Ai është hajdut i jetës. Mundësia juaj për të ndaluar zvarritjen dhe për t’u marrë me punën mund të ndryshojë jetën tuaj.”

Çfarë duhet të bëni: Ndonjëherë mënyra më e mirë për të përfunduar një projekt madhor është të merresh me diçka të vogël nga projekti dhe ta realizoni atë.

  1. Socializimi

Rreth 75% e punës shpenzohet duke bashkëvepruar me njerëzit e tjerë. Fatkeqësisht, të paktën gjysma e kësaj kohe është shpenzuar vetëm për t’u socializuar.

Çfarë duhet të bëni: Organizoni të mblidheni me miqtë e punës në pushimet e kafesë, drekën dhe pas punës.

  1. Pavendosmëria

Sa herë që duhet të merrni një vendim në përgjithësi ju humbni shumë kohë, sepse nuk jeni të sigurtë për të dhe vononi të merrni masat e duhura.

Çfarë duhet të bëni: Vendosni nëse vendimi varet nga ju që ta merrni (në këtë rast, duhet ta bëni shpejt) ose nëse ai duhet të delegohet ose përshkallëzohet. Nëse dikush tjetër duhet të marrë vendimin, kërkoni një përgjigje të shpejtë.

“Mos harroni se ju mund të bëni vetëm një gjë në një kohë të caktuar,” shkruan Tracy. “Kjo gjë duhet të jetë gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në këtë minutë.”

Lexoni: Si ndikon muzika në produktivitetin tuaj?

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0