Si ndikon muzika në produktivitetin tuaj?

Si ndikon muzika në produktivitetin tuaj?


Produktiviteti po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm në vendin e punës. Punonjësit janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të thjeshta dhe praktike për të maksimizuar efikasitetin e tyre.

Si ndikon muzika në produktivitetin tuaj?  Studimet e kohëve të fundit tregojnë se nuk është vetë muzika, por përmirësimi i humorit dhe mirëqenia e përgjithshme e krijuar nga dëgjimi i muzikës që ndikon në rritjen e produktivitetit. Një tjetër studim, që përfshin specialistë të teknologjisë së informacionit, zbuloi se ata që dëgjuan muzikën me kufje përfunduan më shpejt detyrat dhe gjejnë ide më të mira se ata që mësonin pa muzikë. Nëse punoni në një zyrë me plan të hapur, ju do të ndjeheni të relaksuar, por mjediset e hapura mund të dëmtojnë hapësirën e vëmendjes, produktivitetin dhe kënaqësinë për shkak të shqetësimeve të tepruara.

Lexo:  4 mënyra për të përmirësuar produktivitetin e ekipit tuaj

Muzika mund të jetë zgjidhja! Dëgjimi i muzikës, nëpërmjet kufjeve, kur punoni në detyra të rëndësishme të fokusit të lartë, do të rrisë produktivitetin tuaj. Hulumtimet tregojnë se muzika melodike instrumentale duket se funksionon më miri. Muzika me tekst mund të ofrojë një efekt pozitiv, në rastet kur punoni në detyra krijuese që nuk merren drejtpërdrejt me gjuhën.

Stress Menagament Society

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0