4 faktorët që papritur mund të dëmtojnë produktivitetin tuaj
Përditësuar së fundmi: 15/07/2019

4 faktorët që papritur mund të dëmtojnë produktivitetin tuaj

Share
nga Ornela Trupja
Kor 15, 2019

Ne të gjithë e dimë se shikimi i Netflix-it ose lundrimi në media sociale për orë të tëra, nuk e bën ditën tonë të frytshme. Këto zakone të këqija ndikojnë në mënyrë direkte në produktivitetin tuaj.

Nëse keni shkurtuar kohën e harxhuar para televizorit, keni heshtur njoftimet e mediave sociale, jeni në rrugë të drejtë. Por, nëse produktiviteti juaj po çalon, atëherë është koha t’u hidhni një sy katër faktorëve që ndikojnë negativisht në produktivitetin tuaj.

Troubles (trazira) në shtëpi
Jeta jonë personale pushon së qeni e rëndësishme në momentin kur ne hyjmë në një zyrë. Nëse po kaloni një situatë stresuese në shtëpi, atëherë është e pa shmangshme që ju këtë stres të mos e depërtoni edhe në ambientin tuaj të punës. Ky është një nga dëmtimet më të mëdha të produktivitetit tuaj.
Është e rëndësishme të dini të kuptoni se cilat çështje po zvogëlojnë produktivitetin tuaj. Vetëm kështu do të mund të menaxhoni këto situata. Punësimi i një kujdestari apo marrja e hapave paraprake për të zgjidhur problemet në shtëpi, do t’ju japë mundësi për të gjetur më shumë vëmendje në punë.

Vetëbesimi i ulët
Kur është fjala për produktivitetin, shumica e bisedave përqendrohen në veprimet që bëjmë: A po kushtoni kohën e nevojshme për kryerjen e detyrave?  E vërteta është se mentaliteti ynë ka një ndikim të madh në produktivitetin tonë. Për shembull, vetë vlerësimi i ulët ose vetë dyshimi mund të na bëjë që të bëhemi më pak të dobët ose të vetë-sabotuar. Kjo mund të rrjedhë nga bindjet vetë-kufizuese të një personi, për atë që ai vetë është i aftë të bëjë.

Lexo: Si ndikon muzika në produktivitetin tuaj?

Privimi i gjumit
Privimi afatshkurtër dhe kronik i gjumit, mund të shkatërrojë kapacitetet tuaja për produktivitet. Gjumi i mirë është baza e produktivitetit. Një natë e vetme e humbjes së gjumit, është e mjaftueshme për të penguar aftësinë tuaj për t’u përqëndruar ose për të marrë vendime të shëndosha. Sipas një studimi, rezultoi se  humbja e 16 minutave të gjumit, mund të pengojë aftësinë tuaj për të qëndruar të fokusuar dhe për të gjykuar drejt. Këto pasoja përforcohen kur rregullisht merrni më pak se shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë.

Ndërkohë që mund të jetë e lehtë për të çregjistruar gjumin në favor të aktiviteteve që ndihen më urgjente. Pa marrë parasysh shkakun e vetëbesimit të ulët, është e rëndësishme që të adresoni këtë çështje, përpara se ajo të sabotojë punën tuaj. Një terapist është një vend i mirë për të filluar.

Ankthi dhe stresi
Stresi është i dëmshëm për shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve dhe për zvogëlimin e cilësisë së jetës. Ajo që pak njerëz e kuptojnë është se stresi dhe ankthi i pamenaxhuar, mund të pengojnë aftësinë e tyre për të bërë gjërat. Hulumtimet sugjerojnë se ankthi dhe stresi mund të zvogëlojnë punën në vendin e punës, marrëdhëniet me kolegët dhe cilësinë e përgjithshme të punës. Stresi dhe ankthi mund të vijnë nga një varg shkaqesh, dhe këto gjendje mund të jenë akute ose kronike. Pavarësisht nga shkaku, është e rëndësishme t’i pranoni këto çështje dhe të kërkoni burime për t’i menaxhuar ato në mënyrë efektive. Për t’u marrë me stresin e pasigurisë, një gjë që nuk duhet të bëni është të pretendoni se jeni më të mirët. Kjo është një recetë për produktivitetin e zvogëluar dhe cilësinë më të ulët të jetës.

Këto katër çështje mund të mos jenë aq të lehta për t’u zgjidhur. Por ata janë po aq të rëndësishme për t’u adresuar. Duke mësuar se si të menaxhoni në mënyrë efektive çështjet familjare, vetëbesim të ulët, privimin e gjumit, ankthin dhe stresin, ju do të rrisni njëkohësisht produktivitetin në jetën tuaj.

Inc



Evente

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00