Si të mbrojmë telefonin nga temperaturat e larta? - Business Magazine Albania

Si të mbrojmë telefonin nga temperaturat e larta?


Me ardhjen e verës vijnë temperaturat e larta, por bashkë me to edhe problemet me smartfonët tuaj.

Temperaturat ekstreme mund të kenë një ndikim të madh në komponentët e brendshëm të telefonit tuaj. Telefoni kur nxehet shumë mund të shkaktojë humbje të të dhënave ose ekspozimi i përsëritur ndaj nxehtësisë mund të ngadalësojë përgjithmonë pajisjen tuaj. Nxehtësia mund të shkaktojë rrjedhje të baterive, duke rrezikuar sigurinë tuaj personale.

Lexoni: Nëse e mbani telefonin në veshin e djathtë, po dëmtoni trurin tuaj

Me këtë në mendje BusinessMag ju tregon një listë me 6 hapa sesi të mbroni telefonin tuaj nga temperaturat e larta.

Mbajeni telefonin jashtë xhepit tuaj

Në një ditë të nxehtë, ju nuk duhet ta mbani telefonin tuaj në xhep nëse dëshironi që ai të mos nxehet. Jo vetëm që është e pakëndshme, por ngrohja natyrale e trupit tuaj do të funksionojë kundër procesit të ftohjes.

Ndaloni përdorimin e telefonit tuaj ose vendoseni në ‘airplane mode’

Nëse jeni duke luajtur lojëra ose duke bërë shumë thirrje, telefoni juaj do të punojë më shumë dhe do të gjenerojë më shumë nxehtësi se më parë. Kombinuar me temperaturat e larta përreth, kjo mund të çojë në mbinxehje. Për të ndihmuar telefonin tuaj të ftohet, vendoseni në ‘airplane mode’ dhe mos mos e përdorni atë për ca kohë.

Mos e lini telefonin tuaj në makinë

Një makinë vepron si një serë në një ditë të nxehtë – një studim i kohëve të fundit zbuloi se një makinë e parkuar në diell mund të arrijë temperaturë  jashtëzakonisht të larta në vetëm një orë. Kompanitë e smartfonëve rekomandojnë mospërdorimin e telefonëve në temperaturat shumë të larta. Makinat e nxehta janë natyrisht, gjithashtu një kërcënim për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

Lexoni: Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj

Mos e karikoni telefonin tuaj kur preket direkt nga rrezet e diellit. Mbajini në hije ose në çantë

Siç keni provuar ndoshta, karikimi i telefonit tuaj mund të shkaktojë që ai të nxehet. Nëse e lini telefonin tuaj direkt në rrezet e diellit ndërkohë që është duke u karikuar, nxehtësia nga dielli do të shtojë nxehtësinë normale që është një efekt anësor i transferimit të energjisë elektrike në baterinë e telefonit tuaj. Kjo mund të shkaktojë që telefoni të ngrohet shumë më tepër se zakonisht.

Mos e karikoni telefonin nën jastëkun tuaj

Për të njëjtën arsye, nuk duhet të lini telefonin tuaj nën jastëk, batanije apo materiale të tjera ngrohëse.Në një ditë të nxehtë, nxehtësia e dhënë nga një telefon i karikuar mund të rritet në nivele të rrezikshme nëse nuk lejohet që nxehtësia të shpërndahet me efikasitet. Sigurohuni që të karikoni telefonin tuaj në hije, mundësisht në një sipërfaqe të fortë dhe të ftohtë.

Mos e vendosni telefonin në frigorifer nëse shikoni që po nxehet shumë

Ndërrimi i shpejtë i temperaturës është gjithashtu shumë negativ për telefonin tuaj. Një arsye për këtë është kondensimi: uji ka shumë gjasa të bllokohet brenda telefonit tuaj, duke shkaktuar probleme, nëse e vendosni diku si në një frigorifer kur është shumë i nxehtë. Një mënyrë e mirë është që ta fikni telefonin tuaj dhe ta lini në një zonë të freskët për ca kohë derisa të kthehet në temperaturën e dhomës.<

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0