Si të gjeneroni 20 ide biznesi në vetëm 10 minuta? - Business Magazine Albania

Si të gjeneroni 20 ide biznesi në vetëm 10 minuta?


Nëse po kërkoni për një ide biznesi, në këtë artikull ne po ju japim disa këshilla qetësuese: Nuk është e nevojshme që idetë e biznesit të jenë revolucionare.

Ju nuk duhet të mendoni deri tek Amazon, Paypal apo LinkedIn. Në fakt, vendi më i mirë për të filluar është me gjërat që tashmë ju i dini.

Kjo sipas GrowthLab dhe “I Will Teach You to Be Rich” nga CEO, Ramit Sethi. “E di që është e vështirë të imagjinosh që mund të fitosh aftësi fitimprurëse, por ti mundesh,” shkruan ai në faqen e tij.

Lexoni: 5 ide biznesi për amvisat

Në fjalët e tij, këtu janë katër pyetjet që duhet t’ia bëni vetes për të izoluar këto aftësi fitimprurëse:

  1. Për çfarë paguani tashmë? Ne tashmë i paguajmë njerëzit që të bëjnë shumë gjëra të ndryshme. A mund ta ktheni njërën nga këto gjëra në biznesin tuaj online? Shembuj: pastroni shtëpinë tuaj, shoqëroni kafshën tuaj, përgatitini ushqimet tuaja etj.
  2. Çfarë aftësish keni? Çfarë dini dhe njihni mirë? Këto janë aftësitë që ju i keni, ku ju jeni të mrekullueshëm – dhe njerëzit duan t’ju paguajnë për t’i mësuar ato. Shembuj: shkathtësi në një gjuhë të huaj, njohuri programimi, aftësi gatimi etj.
  3. Ku thonë miqtë tuaj se jeni i mrekullueshëm? E dua këtë pyetje. Jo vetëm që mund të jetë një nxitje e këndshme e egos tonë- por gjithashtu mund të jetë jashtëzakonisht “demaskuese”. Shembuj: Rutinën rreth stërvitjes, këshilla rreth marrëdhënieve, ndjenjën e madhe të modës etj.
  4. Çfarë bëni të shtunën në mëngjes? Çfarë bëni në një mëngjes të shtune para se të gjithë të tjerët të zgjohen? Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dukshme në lidhje me atë që jeni të apasionuar dhe që ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të pushimit. Shembuj: Shfletimi i faqeve të modës, puna me makinën tuaj, etj.

“Kaloni 10-20 minuta duke shkruar pesë përgjigje për secilën nga katër pyetjet e mësipërme,” shkruan ai. “Sapo të përfundoni, urime – tani keni 20 ide të mundshme biznesi që mund të rriten me pak vullnet.”

Në një intervistë të mëparshme me Business Insider, Sethi tha se “Po sikur unë thjesht të mos kem ndonjë ide për biznes?” është pyetja më e zakonshme që ai merr nga personat që aspirojnë të bëhen sipërmarrës.

“Cili është supozimi prapa saj?” pyeti ai. “Supozimi është ‘Unë pres që një ide magjike të bjerë nga qielli.’ Dhe kjo nuk është mënyra se si funksionon. Nëse doni të filloni një biznes, ju duhet të gjeni një ide. Edhe nëse nuk është ideja e përkryer, është një nga shumë idetë.”

Lexoni: Disa ide biznesi me kosto të ulët

Pasi të filloni të gjeneroni ide të mundshme, atëherë mund t’i provoni që t’i shihni nëse janë ide të mira dhe mund të bëni para me to.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0