Si të delegoni punët pa humbur kontrollin

Si të delegoni punët pa humbur kontrollin


Ju e dini që nuk mund të bëni gjithçka vetë. Patjetër që çdo njeri me përgjegjësi ka nevojë për dikë që t’i delegojë punët, por nuk është e thënë që këtij personi t’i rrini mbi kokë gjatë gjithë kohës duke i bërë një kontroll të rreptë. Një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se kjo nënkupton realizimin e detyrave apo caktimin e afateve, por jo. Në një farë mënyre, ky duket si mosbesim ndaj atij që i delegoni punën.  “Delegimi është orkestrimi i talentit dhe kohës kundrejt përparësive”, tha trajneri ekzekutiv Jesse Sostrin, autor i “Dilemës së Menaxherit”. “Është arti i njohjes së asaj që interesohen të tjerët dhe pastaj përafrimi i përparësive tuaja me angazhimin e tyre.”

Lexo: 10 arsyet pse punonjësit tuaj nuk ju respektojnë

Delegimi është pjesë e punës tuaj … dhe çelësi për suksesin tuaj

Një arsye e madhe pse disa menaxherët nuk delegojnë sa duhet, është se ata kanë frikë. Ata i shqetëson fakti nëse mund të kenë besim tek personi që do të bëjë punën. E kanë të vështitë gjithashtu të besojnë një detyrë të rëndësishme tek dikush tjetër. “Shpesh është një frikë e pavetëdijshme”, thotë këshilltari i burimeve njerëzore, Phyllis Hartman në një kompani konsulence. Shikoni se cili është problemi juaj dhe avanconi duke e njohur delegimin si pjesë të punës tuaj. Për të patur sukses është thelbësore të rrisni produktivitetin duke ndihmuar anëtarët e ekipit tuaj të zhvillohen profesionalisht”. Ju nuk do të keni një ekip me performancë të lartë vetëm duke thënë” Unë nuk kam besim tek ju”, tha Tracy Spears, themeluesi i Exceptional Leaders Lab. Ju duhet t’i bëni punonjësit të ngjisin shkallët.

Jini të kujdesshëm në lidhje me cilat detyra delegoni

Nëse keni vështirësi të kuptoni se cilat detyra duhet të delegoni, bëjini vetes tre pyetje, rekomandoi Bill Thomas, kreu i HR Centric Performance.

  1. A ia vlen të harxhoj kohë për të bërë këtë detyrë, apo duhet t’ia delegoj dikujt tjetër?
  2. Kush tjetër mund të më ndihmojë në këtë punë nëse unë nuk mundem ta bëj?
  3. Dhe çfarë po më ndalon ta delegoj këtë?

Vendosni pritshmëri të qarta që në fillim

Shikoni se çfarë duhet për arritjen e rezultatit përfundimtar. Pastaj është koha që të komunikoni me njerëzit që do t’u delegoni punët dhe t’u tregoni atyre se çfarë duhet bërë domosdoshmërisht për të arritur qëllimin. Nëse bëni këto gjëra dhe jeni të qartë me personat që do të bashkëpunoni, do të shmangni shumë probleme.  Kjo ndihmon gjithashtu që njerëzit të dinë nivelin e cilësisë që kërkon një detyrë e caktuar. Pra, bëjini të ditur ekipit tuaj se çfarë është e nevojshme.

Lexo: Ja çfarë i demotivon punonjësit e rinj

Kontrolloni rregullisht ecurinë e ekipit tuaj

Shumë herë një projekt delegohet vetëm për faktin që menaxheri të jetë në panik dhe të shmangë përgjegjësinë. Por, një delegues kurrë nuk duhet të vendosë në një pozitë të tillë ekipin e tij. Në vend të kësaj ata duhet të marrin përgjegjësi dhe të jenë përkrah stafit të tyre. “Udhëheqësit e mirë përgatiten që në fillim, nuk i lënë gjërat për në momentin e fundit. Kjo do të ndihmojë në shmangien e presionit dhe konflikteve brenda grupit”, tha Sostrin.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0