Si të blejmë Bitcoins? - Business Magazine Albania

Si të blejmë Bitcoins?


Është lehtë të blesh Bitcoin. Mund të blesh gjëra me këtë monedhë nga interneti dhe në disa dyqane. Por, kini kujdes: Vlera e saj luhatet shumë, duke e bërë një investim të rrezikshëm.

Si të blini Bitcoin nga telefoni juaj?

Keni parë gjithë ato lajme për bitcoin-in dhe monedhat e tjera digjitale, të cilave po u rritet vlera. Mbase edhe dëshironi të hyni në lojë. Por si mund të filloni?

Por, para se të filloni, duhet ta dini se bitcoin-i nuk është pranuar si monedhë e rregullt në botë.

Të jetosh vetëm nga kjo monedhë nuk është e lehtë, siç ka provuar një gazetare e televizionit amerikan CNBC. Kjo pasi bitcoin-in mund ta përdorni online në disa dyqane, por për pjesën më të madhe është më mirë dhe më lehtë të paguash me para në dorë apo kartë krediti/debiti.

Duhet gjithashtu ta dini se bitcoin-i është më shumë një investim teorik me rrezik se sa një monedhë e vërtetë dhe vlera e tij mund të luhatet me të madhe, shkruan CNBC.

Edhe pse trendi i përgjithshëm është ngritur këta muajt e fundit, rëniet e vlerës së valutës nuk janë të pazakonta, si rasti i para disa ditëve kur vlera e bitcoinit ra për 20%.

Lexoni: Ja sa pritet të shkojë çmimi i Bitcoin në vitet e ardhshme

Nëse jeni ende të interesuar mund të filloni:

1. Shkarkoni aplikacionin “Coinbase”

2. Krijoni një llogari Coinbase

3. Shtoni një llogari për pagesë

Klikoni butonin “buy” (blej) në fund të ekranit dhe shtoni një llogari për pagesë. Kartelat e kreditit dhe debitit lejojnë blerje të menjëhershme, por të lejojnë të blesh vetëm një blerje prej 150 dollarësh në javë. Duke lidhur një llogari bankare mund të marrë 4 deri në 5 ditë për tregtim, por keni më shumë limite të blerjes më pas.

4. Tani jeni i gatshëm për të blerë. Shtypni butonin “Buy”(Blej) përsëri.

Këtë herë do të shihni një pamje, e cila ju tregon informacionet e llogarisë suaj. Në këtë pamje nëse blen bitcoin në vlerë prej 100 dollarësh në vlerën momentale të një bitcoini prej 2.780.51 dollarësh, do të marrësh 0,03692073 dollarë bitcoin. Është dhe një taksë prej 3,99 dollarësh. Tani vetëm shtypni dhe një herë butonin “Buy”.

Lexoni: Sa është vlera e pasurisë së miliarderëve në Bitcoin?

5. Mund të blini gjithashtu edhe Ethereum

Mund të përdorni të njëjtin aplikacion për të blerë Ethereum, një tjetër monedhë digjitale. Njësoj si me Bitcoin-in, jeni i limituar në sasinë e blerë për një ditë.

6. Përgatituni për thirrje paralajmëruese për mashtrim

Banka mund të të thërrasë dhe të pyesë nëse keni tentuar të blini Bitcoin. Vetëm pohoni se keni bërë blerjet dhe mund të vazhdoni.

Burimi: Insajderi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0