Si të bëheni miliarderë duke bërë punën që doni? - Business Magazine Albania

Si të bëheni miliarderë duke bërë punën që doni?


Ndjekja e ëndrrës së tij i mundësoi Amancio Ortegas që nga varfëria të kalonte në fitime të një vlere neto prej më shumë se 70 miliardë $.

Si një sipërmarrës, ju duhet të frymëzoheni dhe të motivoheni nga njerëz që kanë kapërcyer vështirësite dhe janë bërë jashtëzakonisht të suksesshëm. Richard Branson luftoi disleksine. George Soros i mbijetoi pushtimit nazist të Budapestit. Andrew Carnegie, Sam Walton, dhe Amancio Ortega i shpëtuan varfërisë.

Nëse nuk e njihni Amancio Ortegan, nuk keni pse të ndiheni të zënë ngushtë. Ai është tepër diskret, pavarësisht se është njeriu më i pasur në Evropë, dhe i katërti në botë, me një vlerë neto prej mbi 70 miliardë $. Ekziston madje edhe një thashethem se nuk qarkullonte as edhe një foto e tij edhe deri në vitin 1999!

Edhe nëse nuk e njihni atë njeri, me shumë gjasa njihni markën e tij të veshjeve, Zara. Por si arriti Amancio Ortega që duke ndjekur ëndrrën e tij, të dilte nga varfëria dhe të fitonte të ardhura me vlerë 70 miliardë $?

Historia e Zarës

Për të kuptuar historinë se si Zara u bë një forcë e tillë dominuese në industrinë e modës, së pari duhet të kuptoni fëmijërinë dhe fillimet e vështira të Ortegas.

Ndryshe nga shumica e evropianëve të tjerë të pasur, Amancio Ortega lindi në një familje të varfër. Gjërat ishin aq të tmerrshme për familjen Ortega sa arriti deri aty që nënës së tij iu mohua veresia në një dyqan ushqimor, sa nuk mund të gatuante darkë për familjen atë natë. Amancio,vetëm 13 ose 14 vjeç, të nesërmen la shkollën pas përjetoi këtë situatë të turpshme. Ai filloi punë si postier dërgesash në një dyqan dhe nuk e ktheu më kurrë kokën pas. Ky ishte një momenti që do të përcaktonte vazhdimësinë e jetës së tij.

Në vitin 1975, kur ishte 40 vjeç, Amancio kishte themeluar Zarën në qytetin e tij La Coruna, Spanjë. Një dekadë më vonë, ai themeloi kompaninë mëmë të Zaras, Inditex si dhe hapi dyqanin e tij të parë jashtë Spanjës, në Portugali. Gjatë viteve ’80 dhe fund të viteve ’90, Zara u zgjerua në Paris, Londër dhe New York. Sot, Zara ka më shumë se 2.000 dyqane në 88 vende të botës.

Por çfarë e bën Zarën një markë të tillë tërheqëse për shumë konsumatorë globalë? E gjitha e ka burimin te themeluesi dhe etika dhe vizioni i punës së tij.

Jepuni konsumatorëve çfarë duan dhe jini më të shpejtë se të gjithë të tjerët

Ortega ka dy rregulla për Zarën prej të cilave nuk është larguar që nga viti 1975: “Jepuni konsumatorëve çfarë duan dhe jini më të shpejtë se të gjithë të tjerët”.

Ideja e shërbimit të klientëve me atë që duan e ka shoqëruar Ortegan që kur ishte 16 vjeç kur punonte si shitës me pakicë. Në vend që t’i “detyrojë” konsumatorët për blerjen e produkteve për të cilët ata nuk janë të interesuar, Ortega ka mbajtur trendet e modës, duke i bërë produket e konsumit të përditshëm më të arritshëm si në dizajn dhe në çmim.

Megjithatë, Zara ka qënë në gjendje të ndërmarrë edhe hapa të tjerë duke u fokusuar në tendencat e veçanta të qytetit. Për shembull, një xhaketë e bardhë nuk mund të shitet në Nju Jork për shkak se ngjyra e preferuar është kremi. Zara ka një sistem informacioni të atillë saqë xhaketat ngjyrë kremi arrijnë në New York brenda natës.

Për artikuj të ngjashëm ju mund të lexoni edhe: Amancio Ortega- Njeriu që ndërtoi perandorinë më të madhe të modës, Zara.

Përveç kësaj, Zara është në gjendje të plotësojë artikujt ekzistues në vetëm dy javë dhe është në gjendje të rregulloje kërkesat nga 24 në 48 orë, në sajë të posedimit të informacionit. Sipas Loreta Garcas, përgjegjëse e departamentit të trendeve të modës së grave Zara, “Ajo që duket të jetë tendenca e sotme, pas dy javësh mund të jetë ideja më e keqe ndonjëherë.”

Kjo kthesë e shpejtë i jep Zarës aftësinë për të qenë përpara konkurrentëve që transferojnë prodhimin në Azi.

Nuk është çudi që Daniel Piette, drejtor i modës i Louis Vuitton, e ka përshkruar Zarën si “shitësi më inovator dhe më ‘shkatërrues’ në botë.”

Ofroni cilësi

Sic e shpjegon autori i modës Mark Tungate “Sekreti i tërheqjës së Zarës është se çmimi është i lirë, konsumatori nuk e ndjen veten se po blen lirë.” Tungate shton se “Zara është e njohur për fleksibilitetin e buxheteve të stilit të pasarelave në dyqanet e saj me një shpejtësi që të lë pa frymë.”

Në vend që të shpenzojë para në një plan të madh të marketingut, Zara i lë produktet e saj të bëjnë gjithë promovimin. Marka jep produkte të një cilësie që njerëzit i duan me një çmim të arsyeshëm. Me këtë strategji, Zara ka konsumatorët e saj besnikë të cilët e përhapin fjalën në lidhje me markën.

Jini modestë

Amancio vishet në mënyrë modeste, viziton të njëjtat dyqane dhe kafene çdo ditë, dhe madje konsumon drekë me punonjësit e tij. Në vend që të ndahet nga veprimi, ai punon bashkë me dizanjerat dhe prodhuesit. Qarkullon madje edhe një histori në revistën “Fortune”, sipas së cilës Amancio u mbyll në një tualet në Nju Jork, ndërsa merrte pjesë në hapjen e dyqanit Zara në Manhattan. Pse? Sepse e kishin kapluar emocionet teksa shihte sa shumë konsumatorë kishin pushtuar dyqanin.
Përkundër gjithë suksesit të tij, Ortega ka mbetur modest dhe tregon thjeshtësi pavarësisht se bëhet fjalë për perandorinë e modës që ai ka ndërtuar.

Bëni atë që doni

Ortega e kishte pasion modën prej shumë kohësh. Ky pasion ishte arsyeja pse ai themeloi Zarën. Ky pasion është arsyeja se përse ai kurrë nuk u ul prapa në tavolinë, por ka punuar me të punësuarit e tij. Dhe, edhe pse ai është gjysmë në pension, Amancio ende vëzhgon me kujdes tendencat e fundit dhe ofron të dhëna të vlefshme për kompaninë. Ai e bën këtë sepse ai e dashuron punën që bën.

Si një sipërmarrës, është e lehtë të shohësh se si Amancio Ortega doli nga varfëria dhe arriti fitime me vlerë më shumë se 70 miliardë $ në 35 vjet. Ai e meriton këtë sukses më shumë se shumica. Ai ka lënë klientët në vendin e parë, ishte në gjendje të mposhte rivalët e tij, ka treguar modesti dhe ka mbetur i apasionuar gjatë gjithë këtyre viteve.

 

/Shkruar nga John Rampton, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0