Mendoni për më të mirën
Gjeni mënyra për ta dashuruar karrierën në të cilën jeni. Punët nuk janë perfekte dhe disa aspekte të tyre nuk do t’i shijoni. Angazhohuni në zgjidhjen e problemeve. Mos lejoni që negativiteti të pushtojë mendjen tuaj. Mos merrni vendime kur jeni në një situatë të vështirë. Marrja e vendimeve në një moment të tillë do të jetë një dështim për ju dhe do të ketë pasoja negative. Mësoni të respektoni vlerën dhe kështu do të kuptoni se realizimi i gjërave të vogla mund t’ju krijojë mundësi të mëdha.
Lexo: 11 gabime që bëni me menaxhimin e kohës suaj
Mposhtni rezikun
Bëni që frika të jetë motivuesi juaj kryesor, por mos lejoni që ajo të dominojë në karrierën tuaj. Frika do të ndikojë në tkurrjen e ëndrave tuaja. Të hasësh një frikë, mund ta bëjë të lehtë racionalizimin e shpejtë të të larguarit nga një ide e shkëlqyeshme. Për të qenë të suksesshëm, merrni një rrezik dhe jini të gatshëm të shihni cilat janë pasojat e vendimeve tuaja. Pasojat janë mësues dhe udhëzues, sepse ato ju japin përgjigje të shpejtë. Nëse nuk rrezikoni, kurrë nuk do t’i ndizni këto shenja për të drejtuar veten dhe biznesin tuaj në drejtimin e duhur. Shikoni secilën “jo” si një nxitje për një drejtim ose mundësi të re. Mësoni të flisni. Për të marrë atë që dëshironi, duhet të bëni atë që dëshironi.
Punoni shumë
Matni suksesin tuaj sipas etikës tuaj të punës. Shqetësimi bllokon mundësinë dhe ju mban të përqëndruar në gjëra që nuk janë të nevojshme. Paraja ka më pak të ngjarë të materializohet nën këtë dinamikë mendore dhe emocionale. Angazhimi për të besuar se puna juaj e vështirë do të sjellë fitim. Përqëndrohuni tek qëllimet që kërkon kjo ditë ose moment dhe arrijini ato.
Krijo mundësi zgjerimi
Asnjëherë të mos jini të kënaqur nga ajo që keni arritur. Jini mirënjohës për atë që keni realizuar, por jo të kënaqur. Vendosni synime më të larta. Kuptoni që të jesh shumë i suksesshëm pasi të kesh arritur një nivel të caktuar , dije që nuk ke mbaruar. Ju sapo keni filluar. Për të pasur sukses në nivele të larta, angazhoni mendimet tuaja për të parashikuar më shumë arritje.
Jini të qëndrueshëm
Angazhohuni të punoni vazhdimisht pa pushuar, duke ndërmarrë hapa drejt qëllimeve të biznesit tuaj. Përmes punës së vazhdueshme dhe të zellshme, të shoqëruar me durim dhe fleksibilitet, ju të mund të ngjitni shkallët e suksesit. Premtojini vetes që do të punoni shumë edhe kur nuk jeni duke korrur përfitimet.
Jini pasionantë
Atë që bëni bëjeni me pasion. Pasioni është ai që ju nxit për të punar. Pa pasion për punën jeni fiks si makina pa karburant, nuk mund të ecni në rrugën tuaj. Kur pasioni është i pranishëm, suksesi mund të dominojë. Dhe sa më shumë sukses të përjetoni, aq më shumë do të rritni pasionin tuaj. Në këtë mënyrë vjen një moment kur pasioni fillon të shpërblejë. Kur pasioni është i pranishëm, kufijtë janë jo ekzistent.
Ruani respektin për veten
Zgjidhni të tregoni vetërespekt në mënyrën se si drejtoni biznesin tuaj dhe t’i trajtoni ata me të cilët punoni. Merrni hapa të përditshëm për të përsosur veten tuaj, për të qenë gati për të gjitha vendimet që kanë nevojë për integritet dhe parathënie. Kur jeni vetë-respektues, ju bëni angazhimin të jeni në krye të lojës tuaj. Ju nuk pranoni të jetoni me moton “Unë do ta bëj atë më vonë.” Ju i bëni gjërat sot për të siguruar një nesër të suksesshme.
Mbani gjërat në ekuilibër
Vetëm nuk mund të arrini askund. Vendosni të delegoni gjërat. Për të ditur kur dhe çfarë të delegoni, jini të vetëdijshëm për pikat e forta dhe të dobëta. Zgjidhni që t’jua delegoni detyrat të tjerëve që janë më të aftë në pikat tuaja më të dobëta ose drejtohuni njerëzve, që kanë kohën të bëjnë atë që nuk mundeni.
Krijoni marrëdhënie të shëndetshme
Bëni një përpjekje për të hyrë në marrëdhëniet e biznesit me inteligjencë dhe t’i ushqeni ato me një qëllim të caktuar. Vendimet se me kë të punoni janë po aq thelbësore për ndërtimin e një karriere të suksesshme, siç është njohuria, etika e punës dhe pasioni. Intervistoni njerëzit me zgjuarsi. Kështu ju mund të mbani njerëzit toksikë jashtë biznesit tuaj. Kur të gjeni anëtarët e duhur të ekipit, ushqejini ata me këshilla suksesi. Pasioni i tyre për punën do të përçojë produktivitet në kompaninë tuaj.
Lexo: 5 këshilla për të përmirësuar menaxhimin e kohës
Kërkoni reagime
Kërkoni reagime nga njerëzit që ju rrethojnë. Reagimet e tyre do t’ju ndihmojnë të përmirësoni performancën tuaj. Për të qenë të suksesshëm në biznes, angazhohuni të bëni zgjedhje të vetëdijshme dhe të mençura. Suksesi juaj është një pasqyrim i vendimeve, qëndrimit dhe të menduarit tuaj. Nëse biznesi juaj nuk është aty ku dëshironi të jetë ose jeni gati për të vendosur qëllime më të larta, filloni të merrni vendime të reja. Për të rritur biznesin tuaj, ju duhet të rriteni vetë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.