Nëse ju nuk keni ëndërruar, i përkisni pakicës. Sipas LinkedIn, nga 400 milionë anëtarë të tyre, 25% e tyre kërkojnë punë aktive, ndërsa rreth 60% janë të ashtuquajturit punëkërkuesit “pasiv”. Kjo lë vetëm 15% të tyre të lumtur, aty ku ata janë.
Duke patur parasysh këto statistika, ju mund të prisni që njerëzit të ndryshojnë punën shumë shpesh. Megjithatë, ka një dallim të madh mes faktit që ju doni të bëni një ndryshim dhe t’a bëni këtë ndryshim. Kjo për shkak se njerëzit janë të çuditshëm dhe pranojnë stabilitetin, edhe nëqoftëse janë të pakënaqur me gjendjen aktuale.
Në fakt, psikologët kanë vënë re në mijëra raste një preferencë të qartë për të qëndruar, edhe përkundër qëndrimeve negative të punës, angazhimit të ulët dhe dështimit për t’u identifikuar me kulturën e kompanisë. Kjo është disi e kuptueshme – ndryshimi mund të jetë i vështirë dhe mungesa e sigurisë në punë nxit ankthin.
Ju as nuk mund, as nuk duhet të qëndroni aty ku jeni në përjetësi. Por cilat janë shenjat kritike se me të vërtetë është koha të kërkoni për një mundësi të re?
# 1 Ju i keni tmerr të hënat
Nuk ka punë të përsosur (unë jam i gatshëm të vë bast se edhe Richard Branson apo Anna Wintour ndonjëherë kanë për të bërë gjëra që ata nuk i pëlqejnë). Por çdo punë duhet të ketë disa momente argëtimi. Ose të paktën momente sfiduese. Ose të paktën të ketë një pjesë të kohës që punoni që ju bën të mendoni se “unë jam duke ecur përpara me këtë punë”.
Pra, nëqoftëse ditët e juaja të këqija po bëhen javë të këqija, ose edhe muaj të këqinj, atëherë mund të jetë koha të merrni në konsideratë të lëvizni. Ndonjëherë kjo ndjenjë është e përkohshme – le të themi që ju keni një projekt që është duke ju “shkatërruar shpirtin”. Herët e tjera, megjithatë, kjo është një shenjë e qartë se diçka nuk është mirë, dhe është e pamundur të ndryshojë nëqoftëse ju qëndroni aty.
# 2 Ju nuk ndiheni i vlerësuar
Kjo është një provë e qartë që edhe kur punonjësit janë të kënaqur me pagën dhe promovimin e tyre, ata nuk e gëzojnë punën e tyre nëse nuk ndihen të vlerësuar, sidomos nga menaxherët e tyre.
Në fakt, një studim në mbarë botën i bërë kohët e fundit për punonjësit ka gjetur se fakti nëse menaxherët janë apo jo të interesuar me të vërtetë në mirëqenien e punonjësve ishte i vetmi tregues që çonte në kënaqësi më të lartë të punonjësve.
Megjithatë, nëse ju jeni duke filluar të mendoni se ka kaluar një përjetësi që kur dikush ju përgëzoi për një punë të bërë mirë apo edhe për t’ju falënderuar për përpjekjet tuaja, atëherë kjo është një shenjë e sigurt se është koha për të lëvizur.
# 3 Kompanisë tuaj i mungon një vizion
Një vizion i korporatave nuk duhet të jetë një dëshirë për të “ndryshuar botën”. Megjithatë, është e rëndësishme që të ndjeni një lloj lidhje me qëllimet e punëdhënësit tuaj. Në fund të fundit, nëqoftëse ju nuk jeni i sigurt se pse ekziston kompania juaj, ose ju ndjeheni se keni pak dëshirë për të bërë diçka të mirë ose ndryshe, atëherë shanset janë që ju nuk jeni shumë të kënaqur në punë.
Kompanitë më të mira kanë një qëllim dhe një kuptim të qartë se si duhet të drejtohet ajo. Nëqoftëse kompania juaj nuk ju motivon ju dhe kolegët tuaj me një vizion të qartë dhe ambicioz, mund të jetë koha për t’a kërkuar diku tjetër atë.
# 4 Ju nuk jeni duke mësuar asgjë të re
Mjaft hulumtime tregojnë se njerëzit të cilët janë të lumtur në karrierën e tyre janë ata, puna e të cilëve stimulon mendjen e tyre dhe promovon të mësuarit e vazhdueshëm. Sigurisht që puna ndonjëherë do të përfshijë monotoninë – duke bërë disa nga të njëjtat detyra çdo ditë. Megjithatë, ka disa punë të cilat nuk mund të ofrojnë mundësi për të përmirësuar kompetencat thelbësore dhe të zhvillojnë aftësi të reja.
Mbani mend, disa menaxherë nuk janë aq aktive sa duhet në lidhje me ofrimin e trajnimeve dhe zhvillimin e mundësive, që do të thotë se përgjegjësia mund të jetë tek ju dhe duhet t’i kërkoni. Megjithatë, nëse sugjerimet tuaja bien në vesh të shurdhër ose nuk ka asnjë dëshirë të kompanisë për të lehtësuar të mësuarin, atëherë ajo mund të jetë një shenjë se është koha për diçka të re.
# 5 Rekrutuesit janë duke kontaktuar me ju
Mund të jetë pak irrituese të keni rekrutues të cilët po kontaktojnë me ju me anë të LinkedIn. Megjithatë fakti që ju po merrni kërkesa është një shenjë e sigurt se industria e juaj apo specializimi juaj është mjaft i kërkuar tani.
Ne rekrutuesit nuk i kontaktojmë të gjithë – ne shikojmë për njerëzit me aftësitë dhe përvojën që përputhen me që klientët tanë janë duke kërkuar. Është me vlerë që t’i përgjigjeni disa nga këtyre mesazheve, edhe nëqoftëse janë vetëm për të pyetur se si është gjendja e tregut të punës apo çfarë kualifikimesh po kërkohen.
Duke patur parasysh se puna zakonisht zë një të tretën e orëve tona të ditës, ju i keni borxh vetes tuaj të mbani karrierën tuaj nën vëzhgim. Ju mund të jeni i lumtur tani, por është me vlerë të jeni të informuar se çfarë po ndodh me tregun e punës, duke e mbajtur CV-në tuaj të rifreskuar dhe duke mbajtur një sy hapur për çdo mundësi që mund t’iu ofrohet.
Burimi: linkedIn.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.