Si i zgjedhin miqtë e tyre njerëzit e pasur? - Business Magazine Albania

Si i zgjedhin miqtë e tyre njerëzit e pasur?


  • Personat me të cilët ju shpenzoni kohën tuaj kanë një ndikim shumë të madh në mirëqenien tuaj
  • Duke u shoqëruar me persona, të cilët shfaqin cilësi të tilla si pozitivitet dhe ambicie mund t’ju inkurajojnë dhe juve për këto cilësi gjithashtu.
  • Ky përfundim vjen nga një studim pesëvjeçar i bërë për 177 milionerë.

Ata me të cilët shoqëroheni vazhdimisht përcaktojnë rrethanat e jetës suaj.

Në hulumtimet e bëra për librin “Ndrysho zakonet e tua, ndrysho jetën tënde” bie në sy se një nga shenjat dalluese të njerëzve të pasur dhe të suksesshëm ishte aftësia e tyre për të krijuar në mënyrë të pandërgjegjshme marrëdhëniet me të tjerët.

Sipas hulumtimit të “Rich Habits”, në të cilin janë intervistuar rreth 177 milionerë gjatë pesë vjetëve, shumë kohë para se të bëheshin të pasur, pasuria e bërë ishte rezultat i një një përpjekje të vetëdijshme për të krijuar marrëdhënie me individët që synonin të ishin të pasur dhe të suksesshëm.

Lexoni: Për 8 muaj 1 milionë $ – Si ky sipërmarrës krijoi pasurinë e tij?

Personi mesatar zgjedh në mënyrë të pandërgjegjshme miqtë, shefin, bashkëshortin ose persona të tjerë të rëndësishëm. Ata pa vetëdije kërkojnë individë me të cilët ndihen rehat dhe pastaj përfundojnë duke u rrethuar me njerëz të ngjashëm me ta. Shoqëria e tyre ka zakone të ngjashme, pikëpamje të ngjashme, një etikë pune të ngjashme dhe shumë tipare të tjera të përbashkëta.

Për individin mesatar, të gjitha këto ndodhin në mënyrë të pandërgjegjshme.

Por, nuk ka nevojë të krijoni verbërisht marrëdhënie që ju tërheqin në jetë. Ju mund të zgjidhni ato marrëdhënie që do t’ju lartësojnë.

Ju mund të zgjidhni të jeni të pasur duke zgjedhur me kë të shoqëroheni.

Në mënyrë që të dini me kë të shoqëroheni, së pari duhet të dini se për çfarë duhet të kërkoni.

Njerëzit që mund t’ju ndihmojnë të krijoni marrëdhënie të pasura, kanë një ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme:

  • Zakone të mira
  • Pikëpamje mendore pozitive
  • Besueshmëri
  • Qëndrim inkurajues
  • Besnikëri fanatike
  • Stabilitet financiar
  • Etikë për të punuar fort
  • Përgjegjshmëri individuale
  • Vullnet të fortë dhe disiplinë
  • Pasion dhe entuziazëm
  • Mirënjohje

Këto janë karakteristikat, për të cilat duhet të kërkoni. Por, çfarë karakteristika duhen shmangur? Njerëzit që tentojnë të ndërtojnë marrëdhënie toksike kanë tendencë të kenë karakteristika të kundërta nga ato të renditura më sipër, si zakone të këqija, një pikëpamje negative dhe një tendencë për të fajësuar të tjerët për gjërat që shkojnë keq.

Kur bëheni të vetëdijshëm për tiparet e këtyre dy grupeve të ndryshme, ju do të filloni të shihni pluset dhe minuset në çdo individ që do të keni në kontakt, gjë që e bën më të lehtë për ju që të vendosni se cilat marrëdhënie duhet të rriten dhe cilat të shmangen.

Lexoni: Çfarë po e pengon pasurinë tuaj të mos shpërndahet?

Marrëdhëniet e pasura ju infektojnë me zakonet e tyre të mira, mentalitetin pozitiv dhe entuziasmin. Ato hapin dyer të mbyllura për ju. Rrethanat tuaja të jetës përmirësohen kur shpenzoni më shumë kohë me to.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0