Gjatë gjithë fëmijërisë sime, gjyshja ime gjithmonë sigurohej që familja t’ia kalonte mirë për Krishtlindje. Për të, kjo do të thoshte që secili të merrte një dhuratë – veçanërisht fëmijët. Ne do të takoheshim në shtëpinë e një të afërmi çdo vit në vigjiljen e Krishtlindjeve dhe do të shkëmbenim dhuratat në mesnatë. Paratë ishin shpesh të pakta dhe shpeshherë bashkë me festat vinte dhe barra e zgjedhjes midis blerjes së dekorimeve, dhuratave dhe pagimit të faturave.
Në Krishtlindjet e para të fëmijëve të mi, dëshiroja që ata të kalonin një periudhë të bukur. I kalova kufijtë gjatë përpjekjes për ta bërë këtë duke blerë gjëra të panevojshme. Pas kësaj, ndalova blerjen e dhuratave.
Por këto ditë po filloj traditat e mia, të cilat përfshijnë vëzhgimin e festës kulturore afrikano-amerikane ‘Kwanzaa’. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të festoj Krishtlindjet; por më ka dhënë një qasje të re për ta bërë këtë.
Në vitin 1966, Maulana Karenga krijoi Kwanzaa (që rrjedh nga një frazë suahili që do të thotë «frytet e para»), një festë një javore për të prezantuar dhe përforcuar shtatë vlera – të quajtura ‘Nguzo Saba’-e kulturës afrikane. Karenga është profesor dhe kryetar i Studimeve Africana në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Long Beach. Ai tha se e krijoi Kwanzaa në mënyrë specifike për afrikano-amerikanët, të cilët nuk kishin një ditë që të festonin historinë dhe përvojën e tyre unike në Shtetet e Bashkuara.
Këtu janë pesë mënyra se si Nguzo Saba mund t’iu frymëzojë për të marrë pjesë në festat, pa u ndjerë financiarisht dhe emocionalisht të tronditur. Rivendosini festat tuaja. Unë e bëra këtë.
- Mos blini dhurata – Bëjini vetë ato
Ju nuk duhet t’i dorëzoheni traditës së pazareve ku shpenzoni më shumë seç duhet. Bëni dhurata kuptimplota. Jini kreativë, shprehni një qëllim të caktuar.
[Parimi Kuumba (kreativiteti)] na mëson të bëjmë gjithmonë sa më shumë që të mundemi, në mënyrën që mundemi, ta bëjmë komunitetin tonë më të bukur dhe të dobishëm për gjeneratat e ardhshme që e trashëgojnë atë.
Duke i krijuar vetë dhuratat kursen para dhe është një nga përvojat më të këndshme të dhënies.
- Nëse duhet të blini dhurata, blini lokalisht
Punët dhe mundësitë krijohen kur paratë qarkullojnë në nivel lokal. Kjo krijon mjedise më të shëndetshme dhe ndërton komunitetin.
[Parimi Ujamaa (ekonomia bashkëpunuese)] na mëson të ndërtojmë dhe të ruajmë dyqanet tona dhe bizneset e tjera dhe të përfitojmë prej tyre së bashku.
- Jini të kujdesshëm me dhuratat tuaja dhe bamirësinë
Kërkoni mundësi vendim-marrëse që ndikojnë në një rezultat. Në ndërtimin e barazisë racore, këto mundësi quhen ‘Pikat e zgjedhjes’. Ato janë një mjet që përdoret për të na ndihmuar të largohemi nga zgjedhjet tona / veprimet tona të vjetra dhe të bëjmë një zgjedhje / veprim të shtyrë nga drejtësia.
[Parimi Ujima (puna kolektive dhe përgjegjësia)] na mëson të ndërtojmë dhe të mbajmë bashkësinë tonë së bashku dhe t’i bëjmë problemet e vëllezërve dhe motrave tona problemet tona dhe t’i zgjidhim ato së bashku.
- Merrni pjesë në festimin e festave jashtë komunitetit tuaj
Nëse jeni katolik, vizitoni një kishë protestante, veçanërisht një me njerëz me ngjyrë. Nëse jeni ateist ose agnostik, shkoni me anëtarët e familjes suaj në kishë. Nëse kisha nuk është pjesë e familjes suaj, shkoni së bashku për të vizituar një qendër komunitare ose një organizatë që ndihmon njerëzit në nevojë.
[Parimi Umoja (unitetit)] na mëson të përpiqemi për unitet në familje, në komunitet, në kombësi dhe në prejardhje.
- Bëni diçka të veçantë për veten
Ka qenë një vit vërtet i tmerrshëm. Merrni pak kohë për veten tuaj për të reflektuar. Lexoni një libër. Kaloni kohë me miqtë me të cilët nuk keni pse flisni për politikën. Bëni një udhëtim; nuk ka pse të jetë i gjatë dhe larg. Pini verë … ose çaj. Cilat janë qëllimet tuaja personale për të kontribuar në një botë të drejtë dhe të qëndrueshme? Ose shkruani një letër duke i kujtuar vetes të mirën e njerëzimit përballë ngjarjeve katastrofike të vitit. Ëndërroni përsëri.
[Parimi Imani (besimi)] na thotë t’i besojmë me gjithë zemër popullit tonë, prindërve tanë, mësuesve tanë, udhëheqësve tanë, drejtësisë dhe fitores së luftës sonë.
burimi: upliftconnect