Si i fiton dhe shpenzon Bill Gates miliardat e tij?

Si i fiton dhe shpenzon Bill Gates miliardat e tij?


Bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates është një nga personat më të pasur në botë. Nëse shpenzon 1 milion dollarë në ditë, do t’i duhej më shumë se 245 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij. 

Në vitin 1975, Gates bashkë-themeloi Microsoft. Në moshën 31 vjeçare, ai u bë miliarderi më i ri në botë në atë kohë. Në vitin 1995, ai lançoi Windows 95 dhe u bë njeriu më i pasur në botë. Që atëherë, ai është në krye të listës. Gates është gjithashtu një filantropist.

Lexoni: 9 thënie frymëzuese të sipërmarrësit miliarder Bill Gates

Ai dha dorëheqjen si CEO i Microsoft që të fokusohet në Fondacionin Bill & Melinda Gates. Fondacioni ka dhënë 41.3 miliardë dollarë për bamirësi. Por Gates nuk harron të kujdeset për veten. Ai bleu një avion 21 milionë dollarë në vitin 1997. Ai pati shumë makina luksoze gjatë viteve. Një herë Gates u arrestua për shpejtësi ndëra ngiste një Porsche 911. Gates ka një koleksion të gjerë arti. Në vitin 1988, ai shpenzoi 36 milionë dollarë me një pikturë të Winslow Homer.

Kjo pikturë varet në shtëpinë e tij prej 63 milionë dollarësh në Seattle. Shtëpia ka 24 banjo, 6 kuzhina, një sallë pritjeje që mban 200 njerëz, një teatër në shtëpi dhe një lumë artificial i pajisur me peshk.

Lexoni: 12 LIBRAT QË REKOMANDOJNË BILL GATES, RICHARD BRANSON DHE MARK ZUCKERBERG

Në vitin 2010, Bill, Melinda dhe Warren Buffett krijuan “The Giving Pledge.” Ata që bashkohen duhet të dhurojnë gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0