9 thënie frymëzuese të sipërmarrësit miliarder Bill Gates

9 thënie frymëzuese të sipërmarrësit miliarder Bill Gates


Miliarder, novator, filantrop, Bill Gates ka veshur shumë kapele dhe ka frymëzuar shumë njerëz. Pasi themeloi Microsoft në 1975, Gates hapi rrugën drejt revolucionit të kompjuterit personal.

Gates transformoi teknologjinë komplekse të kompjuterëve në vitet 1970 në diçka që ishte e arritshme për konsumatorët e zakonshëm, një mision që ai e kishte patur që herët.

Në moshë të re Gates tregoi një interes të zjarrtë për kompjuterat , duke shpenzuar shumë kohë në laboratorin e kompjuterave në shkollën e mesme. Në moshën 13 vjeçare ai krijoi një program bazik që i lejonte përdoruesit të luanin lojën tic-tac-toe.

Ai bashkëpunoi herët, që në moshën 15 vjeçare me bashkëfinancuesin e Microsoft Paul Allen, pas krijimit të Traf-O-Data, një program monitorimi i trafikut që i siguroi atij 20.000 dollarët e parë.

Gjithmonë një student i shkëlqyer, Gates mori 1590 pikë nga 1600 të mundshme në testin e SAT, dhe u rëgjistrua në Harvard, gjë e cila i gëzoi pamasë prindërit e tij që e inkurajuan atë të vazhdonte studimet në degën e drejtësisë.

Megjithatë dy vjet më vonë Gates hoqi dorë, dhe zgjodhi të krijonte një partneritet biznesi me Allen në New Mexico. Kështu u formua Micro-Soft i riemëruar më pas si Microsoft.

“Gjeniu pas kompjuterëve” siç e njohim atë sot, renditet vazhdimisht në top-listën e njerëzve më të pasur në botë, një miliarder i çertifikuar i cili njihet dhe si bamirës. Ndërsa ka shkruar libra mjaft të shitur anëmbanë botës si “Rruga përpara”, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhuruar miliarda dollar për të luftuar sëmundjet infektive, dhe për të rritur cilësinë e jetës në shumë vende të varfra.

Ai ka nisur një nismë së bashku me gruan e tij dhe Warren Buffett, duke i kërkuar njerëzve të pasur të dhurojnë së paku gjysmën e pasurisë së tyre.

Këto janë 9 shprehje të Bill Gates, rreth suksesit, inovacionit dhe çfarë do të vijë më vonë:

1.Për suksesin

“Suksesi është një mësues i keq. Ai i josh njerëzit e mençur në mendimin se nuk mund të humbasin”.

2.Për inovacionin

“Përparimet më të mëdha të njerëzimit nuk janë zbulimet e saj, por mënyra se si këto zbulime aplikohen në mënyrë që të zvogëlojnë pabarazinë”.

3. Për ndryshimin

“Barriera për të ndryshuar është një gjë që nuk kërkon pak vëmendje, ajo është shumë komplekse”

4.Për të mësuarit

“Klientët tuaj të pakënaqur janë burimi më i mirë nga ku mund të mësoni”.

5.Për marrjen e vendimeve

“Mos merr dy herë të njëjtin vendim”.

6.Për fuqizimin

“Unë kam një grup njerëzish kurajoz, të cilëve i them se çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Kjo është mënyra se si mund të drejtoni një ndërmarrje të madhe, duke marrë njerëzit më të mirë të cilët duan të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre”.

7.Për këmbënguljen

“Gjeni të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa me ju, shihini barrierat dhe gjeni mënyra për t’i kapërcyer ato”.

8.Për vendosjen e qëllimeve

“Në shkencë, mrekullitë po ndodhin gjatë gjithë kohës”.

9.Për progresin

“Inovacioni është një nxitës i vërtetë i progresit”.

Burimi : Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0