Si funksionon Netflix?

Si funksionon Netflix?


Çfarë është Netflix?

Netflix është rrjeti më i madh i shërbimeve televizive në internet me mbi 70 milion përdorues nga 190 shtete të botës. Në këtë platformë mund të gjeni mbi 125 milion orë filma, seriale dhe dokumentarë. Anëtarët mund të shikojnë sa, kur dhe ku të duan programet e tyre të preferuar, mjafton një lidhje interneti. Që nga viti i themelimit të Netflix në 2007 në ShBA, shërbimi filloi të përhapet në fillim në Kanada, Amerikën Latine, Europë, Australi, Zelandën e Re, Japoni dhe më gjerë. Netflix është i pranishëm tani dhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Netflix 1

A ka platformë të ngjashme si Netflix?

Hulu, Amazon Instant Video dhe iTunes janë tri platforma të tjera të ngjashme me Netflix. Në disa raste këto platforma kanë filma ose seriale që nuk shfaqen në Netflix. Netflix ështe platformë që ofrohet në më shumë shtete dhe përdor më shumë titra në gjuhë të huaja. Së shpejti Netflix mund të ofrojë filma, seriale dhe dokumentarë me titra shqip.

Netflix 2

 

Si të bëhem pjesë e Netflix?

Për të përdorur Netflix ju duhet të regjistroheni në faqen www.netflix.com. Për këtë hap ju duhet të keni një adresë elektronike dhe një kartë debiti ose krediti, pasi pagesa kryhet online. Ju keni mundësi të zgjidhni 3 paketa të ndryshme : Basic, Standard dhe Premium duke filluar nga 7.99 Euro. Mos harroni, muaji i parë është falas.

 

 

Euro 4

Në çfarë pajisjesh funksionon Netflix?

SmartTv

N.q.s keni një televizor të zgjuar ose smartTv në shtëpinë tuaj  nuk ju nevojitet pajisje tjetër për të parë Netflix. Mjafton të keni internet Wi-Fi. Televizorët e zgjuar e kanë të instaluar Netflix paraprakisht. Në rast të kundërt ju thjesht duhet të bëni një kërkim për Netflix dhe ta instaloni në televizorin tuaj.

Netflix 4

Po n.q.s nuk kam SmartTv?

N.q.s keni një televizor me portë HDMI, nuk duhet të shqetësoheni. Ju duhet të blini një pajisje të quajtur ChromeCast që i ngjan një Flash Drive. Kjo pajisje është prodhuar nga Google dhe bën të mundur lidhjen në rrjet të televizorit tuaj me aparatin celular, tabletin ose laptopin. Ju mund të përdorni Netflix në celularin apo tabletin tuaj dhe automatikisht pa nevojën e një kablli, filmi apo seriali shfaqet në televizor.

Chromecast

 

Një tjetër mënyrë mund të jetë lidhja e laptopit  me televizorin nëpërmjet nje kablli HDMI.

Netflix 5

Celularë dhe Tablet

Netflix-in mund ta gjeni si aplikacion në sistemet Android, iOS dhe Windows. Ju mund ta gjeni këtë aplikacion falas në Google Play, App Store ose Marketplace për ta shkarkuar dhe instaluar. Celulari ose tableti tuaj duhet të jetë i lidhur me internet  dhe kaq mjafton për të shijuar programet e Netflix.

netflix 6

Laptop dhe kompjuter

N.q.s keni një laptop ose kompjuter ju mund ta përdorni Netflix nëpërmjet  faqes së internetit www.Netflix.com. Mjafton të fusni të dhënat tuaja, një adresë e-mail dhe fjalëkalimin që keni zgjedhur gjatë regjistrimit. Kështu mund të shihni programet tuaja të preferuara.

netflix 7

Pajisjet e lojrave elektronike

Ju mund të përdorni Netflix në pajisjet e lojrave elektronike si: PS3, PS4, Xbox360, Xbox One, Wii dhe Wii U n.q.s keni një të tillë në shtëpi. Mjafton që të instaloni aplikacionin  Netflix nga dyqanet online të këtyre lojrave elektronike.

Netflix 8

Netflix në tregun shqiptar

Kompanitë shqiptare që ofrojnë shërbime të ngjashme si Netflix nuk mungojnë në tregun tonë. Kompania Digitalb dhe Tring janë të mirënjohura për shërbimet e tyre në tregun mediatik. Së fundi këto kompani po investojnë në teknologjinë IPTV ose televizioni nëpërmjet internetit. Pyetja është: A do të ndryshojë strategjia e tyre pas futjes në treg të Netflix?

Digitalb

Netflix së pari do të përdoret nga të apasionuarit e filmave, dokumentarëve, serialeve dhe njohës të mirë të gjuhës angleze. Në momentin që Netflix do të mundësojë titra në gjuhën shqip, numri i të interesuarve do të rritet shpejt dhe kompanitë shqiptare do ta shohin Netflix-in si një lojtar të rëndësishëm në tregun shqiptar.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0