Si e shndërrova pasionin tim për arkitekturën në një startup? - Business Magazine Albania

Si e shndërrova pasionin tim për arkitekturën në një startup?


Emri i projektit: IRGET
Drejtues i ekipit: Luka Kasitz
Vendi i origjinës: Bosnje-Hercegovinë

Luka Kasitz është një i ri nga Sarajeva, që ka vendosur ta shndërrojë pasionin e tij për arkitekturën në një startup. Pjesëmarrës në akseleratorin e Yunus Social Business ai shprehet për Business Magazine mbi projektet dhe ëndrrat që ka për të ardhmen. Qëllimi i tij është ta bëjë Sarajevën një qytet më të bukur për të jetuar.

 

1. Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj?

Unë jam një arkitekt peisazhi dhe pas 4 vjetësh që jetoj në Sarajevë, vendosa të hap një biznes që lidhet me profesionin tim. Kjo sipërmarrje e re është e lidhur me një organizatë jofitimprurëse që e kam themeluar dy vjet më parë. Modeli i sipërmarrjes sime ka karakterin e një biznesi social.

2. Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Ne jemi një sipërmarrje e vogël që ofron shërbime për rregullime peisazhesh për individë, kompani dhe hapësirat publike. Ne synojmë që të hapim vende të reja pune për shtresat në nevojë dhe të rrisim hapësirat e gjelbra në qytet.

3. Hera e parë në një Akselerator? Si arritët deri këtu?

Ne e kemi prezantuar idenë tonë më parë në Startup Weekend Sarajevo në vitin 2011. Kjo është hera e parë që jemi pjesë e një akseleratori të njohur siç është Yunus Social Business.

4. Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga ky Akselerator?

Ky program përshpejtimi ishte një eksperiencë e veçantë për mua pasi mora shumë informacion, njohuri, këshillim nga profesionistë të vërtetë që ishin pjesë e këtij akseleratori. Ne tani jemi më të përgatitur për të zhvilluar biznesin tonë më tej.

5. Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Ky ishte programi më i mirë për zhvillimin dhe menaxhimin e një biznesi të sapokrijuar.

6. Nëse arrini të merrni investim, keni bërë plane për çfarë do ta përdorni këtë vlerë?

Qëllimi ynë kryesor për t’u bërë pjesë e këtij programi nuk ka qenë investimi, por marja e njohurive për të rritur dhe drejtuar biznesin tonë. N.q.s na jepet mundësia për të marrë investime, ne do t’i përdorim paratë për të zhvilluar më tej produktin tonë fillestar.

7. Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Pas 1 viti?

Synimi ynë kryesor pas 6 muajsh është që të barazpeshojmë shpenzimet me të ardhurat dhe më pas të kemi mundësi të shndërrohemi në një kompani fitimprurëse vitin tjetër. Ne gjithashtu duam të zgjerohemi më tej në Bosnjë- Hercegovinë duke shtuar numrin e puntorëve dhe projekteve që do të marrim përsipër për të zhvilluar.

8. Do ia sugjeronit të rinjve të tjerë pjesëmarrjen në akseleratorë të tillë?

Për mua kjo ishte një eksperiencë e veçantë, siç e thashë më parë. Është një mundësi shumë e mirë për të marrë njohuri të reja, se si mund ta rrisësh sipërmarrjen tënde. Analizat që bëhen këtu të ndihmojnë ta njohësh më mirë biznesin me avantazhet dhe pikat e dobta që mund të ketë. Do t’i ftoja të gjithë sipërmarrësit e rinj të merrnim pjesë në programe të tilla si Yunus Social Business për të përshpejtuar proçesin e tyre të rritjes.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0