Si e rrit metoda 3-3-3 produktivitetin tuaj - Business Magazine Albania

Si e rrit metoda 3-3-3 produktivitetin tuaj

Përcaktimi i projekteve apo punës që kërkon më shumë përkushtim dhe energji që nuk keni pse ta kurseni është edhe fillimi i gjithçkaje. Por, kur e dini se cilat janë detyrat që duhen përmbushur, nevojitet një lloj prioriteti. Provoni metodën 3-3-3 dhe do na falënderoni më vonë.

Çfarë është metoda 3-3-3?

Kjo teknikë vjen nga Oliver Burkeman, autor i librit “Four Thousand Weeks: Time Management for Mortals”. Ai mbron idenë e planifikimit të çdo dite pune rreth një modeli 3-3-3, duke i kushtuar fillimisht tri orë duke ju futur “punës me kokë” në projektin më të rëndësishëm. Më pas, plotësoni tri detyra të tjera urgjente që nuk kërkojnë tri orë fokus. Së fundmi, bëni tri detyra “mirëmbajtjeje”, si pastrimi i emaileve, përgjigjet për disa të tjerë dhe planifikimin e punëve.

Lexo edhe: Të rrisim produktivitetin për të ulur dëmet e rënies së popullsisë

Pse funksionon metoda 3-3-3?

Ajo që e dallon këtë metodë nga të tjerat janë ato tri orët e para të punës pa u shpërqendruar. Të merresh me to në fillim do të thotë të jesh i freskët, i përqendruar. Qëndroni ato tri orë pa e-mail, tekste, biseda apo detyra të tjera të rëndomta, me sa mundeni.

Puna e thellë jep produktivitet të madh, kështu që do të arrini shumë nëse angazhoheni për të. Ju do të përfundoni pas rreth tre orësh, kështu që është më mirë t’i keni ato tre detyra të tjera të gatshme për t’u përfunduar, në mënyrë që të mund të qëndroni produktiv edhe kur kaloni në përgjegjësi më pak kërkuese.Në fund, detyrat tuaja të mirëmbajtjes ju japin një shans për t’i bërë gjërat duke i dhënë pushim trurit. Kjo teknikë do të thotë që të bësh detyrën më të vështirë të parën dhe më pas do të ndjesh të njëjtën ndjenjë lehtësimi si kur kaloni në detyrat më të vogla.

Përdorni kohën tuaj të mirëmbajtjes për t’u përgatitur për punën e ditës pasardhëse ose për të përfunduar gjithçka që keni punuar gjatë atyre tre orëve të fokusit intensiv.

 fjala

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0