Të rrisim produktivitetin për të ulur dëmet e rënies së popullsisë - Business Magazine Albania

Të rrisim produktivitetin për të ulur dëmet e rënies së popullsisë

produktiviteti

Nga Koço Broka, ekonomist

Kur bëhet fjalë për adresimin e aspekteve të ndryshme të tregut të punës, pagës minimale, reformës së pagave etj., me të cilat po ndeshet biznesi, apo qoftë edhe me një aspekt të veçantë të tij, mendoj se është e nevojshme të mos anashkalohen, por të mbahen parasysh edhe efektet e dukurive demografike e sidomos ato të emigracionit, imigracionit, migracionit neto, krahas ndikimit të faktorëve cilësorë mbi to. 

E nënvijëzoj këtë, se si faktorët cilësorë, por edhe ata sasiorë të tregut të punës, janë të ndërlidhur, kanë simbiozën e brendshme me ndikime të ndërsjella midis tyre, në hapësirë dhe në kohë.

Mjafton të kujtoj këtu se 50 vjet më pare, kur brezi im ishte në universitet, në një leksion të Ekonomisë Politike, pedagogu, duke folur për ndikimet e revolucionit shkencor të asaj kohe në botë, por edhe në vendin tonë, do të na tërhiqte vëmendjen për dy momente: 

a) Vendi ynë është në fazën e revolucionit të dytë industrial (Elektrifikimi dhe kimizimi i fuqishëm i ekonomisë, industrializimi i mbarë vendit përfshirë dhe bujqësisë etj,; kurse aktualisht, ndryshe nga 50 vjet më parë bota, ka hyrë në fazën e katërt të revolucionit industrial, atë të digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale), por dhe në kushtet e një revolucioni të thellë tekniko-shkencor. Me tej, pedagogu u ndal në 10 nga arritjet me të mëdha tekniko-shkencore të dekadës së fundit  të asaj kohe, që nga shpikja e lazerit deri te zbritja e njeriut të parë në Hënë.  

Një ndër tiparet e revolucionit tekniko-shkencor, është shkurtimi i kohës, nga zbulimi i një shpikje deri në materializimin e saj në teknikë-teknologji, zbatimin në shkallë të gjerë, në ekonomi, në prodhim e shërbime. Për shembull, nëse në shekullin e XIX-të, nga shpikja e telefonit në zbatimin në praktikë të tij u deshën mbi 25-30, në vitet 60-të nga zbulimi i lazerit deri në zbatimin e tij në praktikë u deshën vetëm 4-5 vjet. Nuk po ndalem sot në përhapjen e shpejtë të ChatGPT… 

“Në kushtet kur Shqipëria, si një vend i vogël, që nuk ka shumë anë të përbashkëta me vendet e zhvilluara të botës, apo qoftë edhe me një vend relativisht të vogël, por shumë të zhvilluar si Izraeli, nuk jemi vend, as i shpikjeve fondamentale shkencore, por as dhe atyre teknike-teknologjike. Por, mund dhe ia vlen t’i bëjmë tonat këto dukuri, përvetësimin sa më të shpejtë të zbulimeve dhe njohurive shkencore e teknologjike bashkëkohore dhe zbatimin sa më parë të tyre në ekonomi në vendin tonë, në punën tuaj kur të dilni në jetë e të hyni në punë. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0