Si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me Covid-19 - Business Magazine Albania

Si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me Covid-19

stresi

Ermand Mertenika / Inxhinieri Biomjeksor (Inxhinieri i Respiratoreve)

Covid-19, një element viral që dhe pas nje viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik.

Siç kemi përmendur me pare, Virolenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë.

Fatmirësisht, infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe shërime në masë sigurisht.

Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me Covid-19 konsiderohet stresi psiko-neurotik, i cili sipas mendimit tim, është patologjia ose sëmundja adicionale më e madhe se të tjerat.

Një pacient i infektuar me Covid-19 përballet me një stres të komplikuar, ku në të përfshihen (frika ndaj aparaturave, frika ndaj rëniës së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të oksimetrit dixhital, frika ndaj përkeqësimit të gjendjes, frika ndaj medikamenteve, frika për t’u shkuar në qendrat spitalore, frika ndaj respiratorëve dhe frika ndaj termit intubim.

Lexo: Mbi 500 të shtruar në spitalet Covid. Manastirliu: shtimi i infektimeve një sinjal alarmi

Të gjitha këto aspekte shkaktojnë trauma mentale tek pacientët e infektuar me covid, duke i çuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit. Kuptohet, qeniet njerëzore janë të ndryshme sepse kodi gjenetik, AND-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon më lehtë situatën, dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarre dhe akte ekstreme.

Stresi, kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit në gjak. Kortizoli është hormoni më i dëmshëm në organizëm, i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjendjen e pacientëve, jo vetëm me Covid, por dhe pacientëve të tjerë, të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera.

Hormoni i kortizolit është burimi më i madh që ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve, gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda.

Stresi shfaqet tek personat, të cilët anojnë së menduari gjithnjë e më tepër negativisht dhe sipas shkencës së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësojë gjendjen e pacientëve.

Tek pacientët, të cilët mendojnë pozitivisht, akumulohet energji pozitive dhe në këtë rast organizmi i tyre prodhon hormonin Serotoninë (Pra, ky hormone, i cili kalon në gjakun e personave dhe pacientëve) i bën të ndihen mirë si rezultat i vetë-optimizimit dhe mendimit pozitiv.

Gjithashtu në bio-inxhinieri dhe në gjenetike ekziston, një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (qelizave limfatike, antitrupave, imunogloblinave, antikorpeve dhe këtyre hormoneve).

Kortizoli i shkaktuar nga stresi, hormoni më i dëmshëm në organizëm ndikon në dobësimin e sistemit imunitar dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve.

Hormoni serotoninë, i shkaktuar nga optimizmi mendor dhe gjendja pozitive shkakton përforcimin e sistemit imunitar.

Dhe siç e dimë, këto qeliza mbrojtëse të organizmit, të cilat formojnë sistemin imunitar ndikojnë në përballimin dhe dominimin e shumë sëmundjeve.

Covid-19 është një virus, violencë e të cilit po bie gradualisht.

Mendoni pozitivisht.

Ushtroni aktivitet Sportiv

Ushqehuni Shëndetshëm

Dëgjoni muzikë

Dhe sigurisht respektoni rregullat anti-covid

Distanca Fiziko-Sociala minimalisht 1m

Mbani një maskë të lehtë FFP1

Mbani dezinfektantë kudo që shkoni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0