Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve? - Business Magazine Albania

Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve?


Të gjithë personat juridikë, fizikë dhe individë që janë të regjistruar për një përgjegjësi të caktuar tatimore, kanë detyrimin ligjor të deklarojnë elektronikisht detyrimet e tyre.

Çfarë i duhet tatimpaguesit për të kryer deklarimin elektronik të tatimeve?

Tatimpaguesit i duhet një kompjuter, laptop apo smartphone, të lidhur me internetin, numri unik i identifikimit i subjektit dhe fjalëkalimi për të hyrë në sistem.

Lexoni: Biznesi i madh, ja cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit

Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve?

• Tatimpaguesi hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al
• Klikon menunë e-Shërbime,
• Në ekran shfaqet dritarja që shërben për të hyrë në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve e-filing,
• Plotëson NIPT-in ose Numrin personal të individit, fjalëkalimin dhe klikon mbi butonin “Log-In” (Hyr).
• Në listën e deklaratave tatimore në të majtë të ekranit, klikohet mbi deklaratën që dëshiron të plotësojë.
• Nga lista e deklaratave të padorëzuara sipas periudhave zgjidhet deklarata që do të plotësohet.

Hyrja në sistem për tatimpaguesit e rinj:

• Çdo tatimpagues i ri, pasi është regjistruar dhe pajisur me NIPT, hyn në sistem nëpërmjet fjalëkalimit “Tatimetemia12”.
• Në vijim, bëhet menjëherë ndryshimi i fjalëkalimit në menunë, “Ndrysho Fjalëkalimin”. Duke klikuar mbi të, tatimpaguesi duhet të ndryshojë fjalëkalimin. Ky ndryshim është i detyrueshëm. Në rast të kundërt tatimpaguesi nuk mund të vijojë me deklarimin. Nëse tatimpaguesi ka harruar fjalëkalimin dhe i duhet një fjalëkalim i ri, ai duhet të paraqitet në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku është regjistruar.

Lexoni: Ja cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes

Hyrja në sistem dhe regjistrimi për individët

Çdo individ që i lind një detyrim për të deklaruar një tatim, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet të regjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:

• Hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al
• Klikon në menunë e-Shërbime, zgjedh në të djathtë nënmenunë “Për Individët”
• Klikon në linkun “kliko këtu”, në paragrafin e dytë
• Në ekran do të shfaqet tabela e të dhënave për t’u plotësuar për individin.

Nënshtetasit e huaj, duhet të drejtohen në zyrën më të afërt tatimore për t’u regjistruar.

Si dhe ku kërkohet ndihmë në lidhje me deklarimin elektronik të tatimeve?

Tatimpaguesi mund të kërkojë ndihmë pranë zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale ku është regjistruar.

Tatimpaguesi mund të kontaktojë edhe Qëndrën e Thirrjeve, shërbimi i të cilës, ofrohet pa pagesë:
• duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 00 02; nëpërmjet Live Chat në faqen e tatimeve;
• nëpërmjet e-mail në drejtorinë përkatëse;

Lexoni: Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat

Gjithashtu nëpërmjet informacionit të publikuar në faqen e Internetit www.tatime.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0