Shqiptarja Mira Murati zbulon GPT-40 - Business Magazine Albania

Shqiptarja Mira Murati zbulon GPT-40

Shqiptarja e suksesshme Mira Muarati, që mban postin e shefes së teknologjisë në kompaninë e inteligjencës artificiale OpenAI, ka bërë daljen e parë publike në prezantimin e një produkti të kompanisë. Ajo zbuloi zhvillimin më të fundit në përmirësimin e softuerit të inteligjencës artificiale GPT. (Xhi Pi Ti). Në fjalën e saj, Murati theksoi se kompania po zbulonte një version desktop për GPT në mënyrë që të rrisë më tej ndërveprimin e përdoruesve.

“GPT-4o ofron inteligjencë të nivelit GPT-4, por është shumë më i shpejtë dhe përmirëson aftësitë e tij në tekst, pamje dhe audio. Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi qenë shumë të fokusuar në përmirësimin e inteligjencës së këtyre modeleve dhe ato janë bërë mjaft të mira. Por, kjo është hera e parë që po hedhim vërtet një hap të madh përpara lidhur me lehtësimin e përdorimit. Kjo është tepër e rëndësishme, sepse po shohim të ardhmen e ndërveprimit mes nesh dhe pajisjeve teknologjike”, tha shefja e Teknologjisë në OpenAI, Mira Murati.

Lexo: Efektet Pozitive të thënit Mirëmëngjes

Produkti i ri GPT-4o do të shfrytëzojë fuqinë e softuerit më të fundit dhe të përmirësuar të inteligjencës artificiale të kompanisë GPT-4, i cili aktualisht është i disponueshëm vetëm për abonentët me pagesë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0