Shqipëria merr hipermarketet dhe supermarketet e para SPAR - Business Magazine Albania

Shqipëria merr hipermarketet dhe supermarketet e para SPAR


Shqipëria së shpejti do të marrë supermarketet e para Spar pas një marrëveshje liçensimi me grupin e investimeve private Balfin (nëpërmjet njësisë së tij SPAR Albania).

Puna është aktualisht duke u mbyllur dhe do konsistojë së pari në nisjen e dy supermarketeve Interspar dhe më pas me zëvendësimin e supermarketeve.

Deri në vitin 2017, Balfin Group planifikon të hapë mbi 100 supermarkete dhe 10 hipermarkete, duke krijuar rrjetin më të madh të shitjes me pakicë në Shqipëri dhe duke investuar mbi € 50 milionë në këtë projekt.

SPAR Albania ka ftuar edhe të gjithë partnerët e mundshëm, të cilët kanë dyqane dhe operojnë në sektorin e shitjes me pakicë për t’u bashkuar me rrjetin Spar nëpërmjet marrëveshjeve që do të bien dakord.

 

burimi: balfin.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0