Shqipëria kryeson rajonin për nivelin e ulët dhe të lartë të njohurive në teknologji - Business Magazine Albania

Shqipëria kryeson rajonin për nivelin e ulët dhe të lartë të njohurive në teknologji

teknologji

Në shumë fusha, Shqipëria nuk ka të mesme, por ekstreme. Kjo prirje është e vlefshme edhe për fushën e teknologjisë, ku një pjesë e madhe e popullsisë nuk kanë aftësitë bazike.

Në vitin 2021 vetëm 24 % e popullsisë në Shqipëri kishte njohuri bazike dixhitale. Ky ishte niveli më i ulët në Rajon sipas një krahasimi të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që përdori të dhënat e Eurostat. Por nga ana tjetër Shqipëria dhe Serbia kanë numrin më të lartë të profesionistëve të teknologjisë. Ndryshe nga Rajoni Shqipëria gjithashtu ka një numër të madh femrash ne fushat e teknologjisë.

Në vitin 2021, specialistët e TIK zinin 3.6 për qind të punësimit, niveli më i lartë krahasuar me rajonin. Pas Shqipërisë, në Serbi ekspertët e TIK zunë 3.3 % të punësimit. Në vendet e tjera të Rajonit ky tregues ishte më u ulët, në Bosnjë (1.4%, Kosovë (1.1%), Mal të Zi (1.4%)

Ekziston gjithashtu një disbalancë gjinore, ku vetëm 19% e specialistëve të TIK janë gra në rajonin e BB. Një situatë disi më e mirë sa i përket femrave specialiste të TIK-ut është në Shqipëri (28%) dhe Serbi (24%).

Kapitali human në sferën dixhitale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor po performon nën mesataren e BE-së, kryesisht për shkak të nivelit më të ulët të aftësive dixhitale, por po ruan një performancë të fortë për numrin e të diplomuarve në TIK.

Në nën-dimensionin e aftësive të përdoruesve të internetit, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë performuesit më të mirë në BB me rezultate mbi mesataren e BB. Në aftësitë dhe zhvillimin e avancuar nën-dimensioni që lidhet më së shumti me numrin e specialistëve të TIK-ut, femrave specialiste të TIK-ut dhe të diplomuarit në TIK, Serbia dhe Shqipëria kanë rezultatet më të larta mbi mesataren e BB dhe BE-se, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me rezultate mbi mesataren e BB.

Lexo: Efekti “Nocebo” – Si u përgjigjet trupi mendimeve tona negative

Ndërsa 85% e njerëzve në Ballkanin Perëndimor kanë përdorur internetin në 12 muajt e fundit në 2021, vetëm 35% zotëronin aftësitë bazë dixhitale. Mali i Zi dhe Serbia kanë rezultatet më të larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor me 47% dhe 41% të njerëzve me të paktën aftësi dixhitale bazë.

Gjatë vlerësimit të performancës së përgjithshme në dimensionin e kapitalit njerëzor, Shqipëria po performon mirë në disa tregues shumë të rëndësishëm të aftësive dixhitale, siç janë specialistët e TIK-ut. Gjithashtu, Shqipëria ka rezultate të mira për femrat specialiste të TIK-ut, të cilat marrin pjesë me 28% në total të specialistëve të TIK-ut.

Për më tepër, 21% e ndërmarrjeve shqiptare ofrojnë trajnime për TIK për punonjësit e tyre për të përmirësuar aftësitë e tyre dixhitale. Të diplomuarit në TIK përbëjnë pothuajse 5% të të gjithë të diplomuarve në Shqipëri, që është mbi BE-në mesatarisht 4%, por nën mesataren e BB prej 6%.

Megjithatë, 24% e njerëzve midis 16 dhe 74 vjeç në Shqipëri kanë të paktën aftësi bazë dixhitale (përkundrejt mesatares së BB prej 35%) dhe vetëm 4% e individëve kanë aftësitë dixhitale mbi bazën, ynë nën mesataren e BB prej 27%.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0