Si po e transformon Inteligjenca Artificiale sektorin e Burimeve Njerëzore, sfidat dhe rreziqet - Business Magazine Albania

Si po e transformon Inteligjenca Artificiale sektorin e Burimeve Njerëzore, sfidat dhe rreziqet

Nga Klodjan Shaqiri – Ekspert i Burimeve Njerëzore

Në vitet e fundit, roli i Burimeve Njerëzore (HR) është në kërkim të kornizës së saj reale, duke kaluar nga një funksion administrativ i thjeshtë në një mjet për mirë funksionimin brenda organizatave. Ky ndryshim është rezultat i një përmirësimi konceptual nga drejtuesit e kompanive që ka sjellë HR-në në qendër të zhvillimit të strategjive të kapitalit njerëzor, duke përfshirë jo vetëm rekrutimin dhe menaxhimin e punonjësve, por edhe krijimin e një kulture organizative të qëndrueshme dhe motivuese. Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë përmirësim është edhe përdorimi i teknologjisë, veçanërisht i sistemeve për menaxhim të informacionit të burimeve njerëzore (HRIS) dhe analizimin e të dhënave. Përdorimi i teknologjisë ka lejuar që departamentet e HR të fokusohen më shumë në nisjen e një pozicionimi që nxit mirëqenien e punonjësve, zhvillimin e tyre profesional dhe krijimin e një ambienti pune bashkëpunues dhe produktiv.

Por sfidat me të cilat përballen departamentet e HR në vendin tonë janë të shumta. 

Një nga problemet më të mëdha është mungesa e talenteve për shkak të emigrimit të viteve të fundit, gjë që kërkon që kompanitë të ofrojnë paga konkurruese dhe kushte pune tërheqëse për ata që gjenden aktualisht në tregun shqiptar. Përveç kësaj, HR-të duhet të përshtaten me ndryshimet e shpejta teknologjike dhe legjislative, duke siguruar që kompanitë të jenë gjithmonë të përditësuara me praktikat më të mira të menaxhimit të burimeve njerëzore. Inteligjenca Artificiale po përmirëson mënyrën se si funksionojnë departamentet e HR duke ndihmuar shumë procese të mundimshme dhe të përsëritshme që të automatizohen, duke rritur efikasitetin dhe lejuar që stafi i HR të përqendrohet në detyra më strategjike. 

Në proceset e rekrutimit, AI mund të analizojë CV-të në mënyra më të shpejta dhe më të sakta, duke identifikuar kandidatët më të përshtatshëm bazuar në fjalë kyçe dhe përputhje me përshkrimin e punës. Gjithashtu, AI mund të përdoret për të kryer intervista paraprake të regjistruara, ku analizohen jo vetëm përgjigjet e kandidatëve, por edhe tonaliteti i zërit dhe shprehjet e fytyrës. Një nga përfitimet më të mëdha të AI në HR është aftësia për të analizuar të dhënat e performancës së punonjësve dhe për të ofruar rekomandime të personalizuara për zhvillim profesional. Kjo ndihmon në përmirësimin e performancës së punonjësve dhe në identifikimin e atyre që kanë potencial për rol më të lartë.  Përveç kësaj, AI mund të analizojë komunikimet e brendshme në organizatë për të identifikuar tendencat në moralin dhe angazhimin e punonjësve, duke lejuar që menaxherët të ndërmarrin masa për të përmirësuar klimën e punës.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0