Shkupi mirëpret bizneset liderë më me ndikim të Europës Juglindore - Nis punimet SUMMIT 100, edicioni i 6-të - Business Magazine Albania

Shkupi mirëpret bizneset liderë më me ndikim të Europës Juglindore – Nis punimet SUMMIT 100, edicioni i 6-të


Shkup, 16.10.2017 – Në prezencë të më shumë se 100 përfaqësuesve të bizneseve liderë nga Maqedonia e rajoni, si dhe të ftuarve specialë nga institucione ndërkombëtare financiare, z. Zhivko Mukaetov, drejtor i përgjithshëm i “Alkaloidit” njëkohësisht është edhe kryetar i Këshillit Drejtues të SUMMIT 100 bëri hapjen zyrtare të punimeve dy ditore.

Tema e këtij SAMIT 100 është “Ndërlidhja” në disa fusha kryesore, si: infrastruktura, transporti, energjia, dixhitalizimi, marketimi i rajonit, lëvizja e lirë e mallrave e shërbimeve, por edhe e burimeve njerëzore.

Gjatë fjalës së tij, z. Zhivko Mukaetov tha se SUMMIT100 është shndërruar tashmë në një platformë për bizneset liderë dhe se gjatë edicioneve të kaluara janë arritur rezultate konkrete.

“Fokusi i SUMMIT 100 në Shkup, por edhe gjatë gjithë vitit do të mbetet bashkëpunimi rajonal. Në mënyrë që të kenë një qasje më të lehtë në tregjet të reja, kompanive u nevojitet bashkimi dhe pikërisht ky është edhe qëllimi i SUMMIT 100, si një iniciativë e shkëlqyer.  SUMMIT 100 është gjithashtu platformë e fuqishme për strukturimin e programeve të zhvillimit të rajonit, si një komunitet i fuqishëm ekonomik dhe që mund të gjenerojë rritje te madhe ekonomike. Ne, si organizatorë të SUMMIT 100 jemi të bindur se vetëm nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të sinergjive midis kompanive mund të rrisim konkurrencën dhe të bëjmë të mundur qasjen më të lehtë drejt tregjeve të reja. Nga ana tjetër edhe për investitorët e huaj një treg i unifikuar rajonal do të ishte më tërheqës,” tha z. Zhivko Mukaetov.

SUMMIT 100 më pas vazhdoi me fjalimin special të paralajmëruar të komisioneres europiane për Transportin Violeta Bulc, ndërsa u pasua nga diskutimi i moderuar i z.Iztok Seljak, koordinator i “Edison” dhe nënkryetar i Bordit Drejtues të samitit.

Eurokomisionerja theksoi traditën që po krijon SUMMIT 100, si një platformë jashtëzakonisht e rëndësishme për integrimin rajonal.

“Të gjitha vendet – anëtare të BE-së kanë rritje ekonomike. Unioni doli nga kriza dhe sot është ekonomia më e madhe në botë. Një mesazh shumë i mirë për të rinjtë është fakti se papunësia në BE po shënon rënie dhe ne dëshirojmë të ndajmë këtë lajm edhe me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor,” theksoi znj.Bulc.

Ajo u bëri thirrje vendeve të rajonit të shfrytëzojnë momentin pozitiv dhe sa më parë të realizojnë reformat e nevojshme që do t’i afrojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe mbështetja e vendeve të rajonit mbeten elementë kyç drejt kësaj rruge.

Më pas e mori fjalën dr. Aleksandar Kotuc, drejtues i Seksionit për Menaxhimin e Projekteve në kompaninë BMW i cili foli mbi temën “Motivimi drejt elektronikës dhe ajo çfarë na pret”. Duke u ndjekur nga paneli diskutues me titull “Mënyra e mendimit për rritjen e elektrifikimit në bazë të lidhjes së ndërsjellë”, si dhe nga fjala e Davot Tremac nga kompania “Uber”, sipas së cilit të ndash diçka me dikë do të thotë të kujdesesh dhe të bëhesh frymëzues në dimensione globale.

Në sesionin e radhës, panelistët do të diskutojnë sesi mund të bëhet realitet ëndrra e SUMMIT 100, pra transporti me kosto më të ulët në rajon. Ndërsa gjatë sesionit të fundit tema është “Nga Berlini nëpërmjet Vjenës, Parisit dhe Triestes deri te idetë dhe projektet që mund të realizohen në praktikë, në kuadër të nismës së Procesit të Berlinit. Në fund do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptim për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet SUMMIT 100 dhe “ËB6 CIF“.

Në ditën e dytë të SUMMIT 100 do të mbahen 5 seksione të dedikuara mbi: energjinë, ekonominë e bazuar mbi dijet, marketimin e produkteve ushqimore dhe pijeve, dixhitalizimit dhe turizmit, ndërsa është parashikuar edhe paneli për prezantimin e ideve për bashkëpunim rajonal para liderëve politikë të rajonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0