"Shkolla Verore Ndërkombëtare e Sipërmarrjes në Ballkan", aty ku mësohet qëndrimi sipërmarrës - Business Magazine Albania

“Shkolla Verore Ndërkombëtare e Sipërmarrjes në Ballkan”, aty ku mësohet qëndrimi sipërmarrës


Nëse je student, punonjës, njeri i biznesit, kurioz, analitik dhe kreativ, lider qytetar, sipërmarrës i ri ose dikush që ka një ide por nuk e di se çfarë duhet të bëjë pas kësaj, duhet të konsiderosh pjesëmarrjen në këtë program 8-ditor intensiv të drejtuar nga figura të njohura jashtë vendit.

“Ne duam që studentët të mësojnë si të jenë sipërmarrës, edhe nëse kurrë nuk kanë për të nisur një kompani të tyren. Për çdo person i cili nis një kompani, duhet të jenë 10, 20, 50 njerëz të cilët duhet të punojnë për këto kompani, ata kanë nevojë të ndihen rehat në këtë atmosferë, të kuptojnë se si mjedisi sipërmarrës funskionon, fjalori, objektivat, shkathtësia e mendjes, fokusimi në validim, komunikimi dhe ekzekutimi. Jashtë qendrës së këtyre nismëtarëve dhe punonjësve të fazave të hershme, është edhe një qark njerëzish nga kompanitë e mëdha të cilat po mbyten në burokraci dhe kanë nevojë për talentin sipërmarrës për të bërë të mundur inovacionin. Dhe përtej këtij qarku janë të gjithë njerëzit që punojnë në banka, në organizata jo fitimprurëse, qeveri, gjithsesi është qëndrimi sipërmarrës që bën që gjërat të ndodhin. Zotësitë sipërmarrëse janë kudo të vlefshme-edhe kur nuk janë të vlerësuara- dhe ato mund të mësohen. Pyetja kyç për mësimdhënësit është, si t’u mësosh njerëzve atë lloj mënyre mendimi dhe ekzekutimi?”

— Gregg Fairbrothers mbi një mënyrë ndryshe se si të mësosh mbi sipërmarrjen

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.”
— Michael Bobak
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0