Shitja e ajrit është sipërmarrja më e re në treg - Ja si funksionon - Business Magazine Albania

Shitja e ajrit është sipërmarrja më e re në treg – Ja si funksionon


Kërkesa për oksigjen është më e lartë se kurrë. Sidomos në Kinë, ku sipas llogaritjeve të Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi 1 milionë vetë nga efektet e ndotjes së ajrit. Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 $ copa. Një litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja.

Në Tokio, New York dhe Los Angeles ka të ashtuquajtura bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.

Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, është krejt i befasuar nga suksesi i tij. Në një intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gjë filloi në fakt si një shaka. Por pasi ai shiti 100 shishe brenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznesin.

Lexo: Këto sipërmarrëse po shesin ajër në vazo për 115 dollarë

Më i kërkuari – ajri i maleve

Ndërkohë firma Vitality Air ka zyra jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, Kore dhe Vietnam. 20 vetë mbledhin çdo dy javë disa qindra-mijëra litra ajër në malet kanadeze, tregon Moises Lam.

Megjithatë prodhimi është shumë i komplikuar për shkak se ajri përbëhet vetëm 20 % nga oksigjen i pastër. Prandaj duhet të pastrohet dhe të kompresohet në bombola. Përveç kësaj “bombolat duhet të përdoren brenda një ose dy vitesh”, rekomandon shitësi i ajrit.

Edhe sipërmarrja australiane Green & Clean nxjerr fitime të mëdha me shitjen e bombolave me ajër nga deti apo malet.

Oksigjen për të sëmurët

Për disa pacientë me disa lloj sëmundjesh bombolat me oksigjen janë me rëndësi jetike. Ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë në botë me bombola oksigjeni janë dy kompani gjermane: Grupi Linde në Mynih dhe Air Products në Nordrhein-Westfalen, në Hattingen. Kompania Air Products u themelua në vitin 1940 në SHBA dhe tani është i pranishme në 50 vende.

Edhe më i madh është grupi Linde në Mynih. Kompania e themeluar nga shpikësi i frigoriferit, Carl von Linde, në vitin 1880 është e përfaqësuar sot në më shumë se 100 vende. Shitjet e bombolave të gazit arritën vitin e kaluar në 3.74 miliardë euro.

Burimi: lapsi.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0