Shebah, aplikacioni për shërbim taksi vetëm për femrat - Business Magazine Albania

Shebah, aplikacioni për shërbim taksi vetëm për femrat


Shebah është një nga shumë shërbimet më të reja e targetuar në mënyrë unike për femrat. Shebah do të ketë shofere femra dhe do të pranojë të marrë vetëm pasagjere femra.

Themeluesja e Shebah Georgina McEncroe, nënë beqare e dy femijëve, tha se shërbimi do u sigurojë femrave një punë fleksibël si dhe do mundësojë transport të sigurtë për femrat e tjera.

Ky shërbim është tani i disponueshëm në Melbourne, Brisbane dhe në gjirin turistik bregdetar Gold Coast, Australi.

Shebah pranon vetëm meshkujt deri në moshën 12 vjeç, nëse janë të shoqëruar nga nënat apo motrat e tyre të rritura.

Pas lançimit si ide në GoFundMe në maj të vitit të kaluar, Ms McEncroe tha se përgjigja ka qenë shumë pozitive.

“Fuqia e fjalës është e madhe. Merrja 10 email-e në javë dhe ndoshta katër telefonata në ditë,” tha ajo.

Ajo shtoi se shumë gra që kanë punuar me Uber janë ndjerë të pasigurta në ngarjen e makinave në kohë të caktuara.

“Duke u takuar me këto shofere të Uber gjatë vitit të fundit, shumë pak prej tyre e ngisnin makinën gjatë natës, atëherë kur mund të bëhen të ardhurat më të larta.”

Ky shërbim i ri do mbështeti më mirë financiarisht femrat se të gjithë rivalët e saj.

“Ne po paguajmë me 85% të tarifave të tyre, gjë e cila është më e lartë se ajo e konkurrentëve tanë,” duke shtuar se “1% e çdo tarife do shkojë për bamirësi”.

burimi: smh.com.au

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0