Sette Gioielli përdor inteligjencën artificiale në prodhimin e stolive. Drejtuesit ndajnë përvojën me studentët e universitetit Polis - Business Magazine Albania

Sette Gioielli përdor inteligjencën artificiale në prodhimin e stolive. Drejtuesit ndajnë përvojën me studentët e universitetit Polis

Sette Gioielli është një laborator italian i punimit të arit, themeluar në Padova me 1981. Ajo është e specializuar në punimin e unazave të ndryshme, për raste të veçanta me ngjyra dhe me forma origjinale.

Marco Sette tregon se, “Prej 40 vitesh investojmë shumë në kërkim dhe zhvillim. 15 vite më parë, aplikuam të parët printimin 3D për të realizuar stolitë. Nga 2021 “Sette goielli” po përdor në procesin krijues edhe disa softëare të inteligjencës artificiale”.

Falë cilësisë së stolive të tyre, drejtuesit e kompanisë janë pritur nga Papa Francesco në 2013 dhe kanë marrë në 2015 një medalje nga Presidenti Italian.

Për të ndarë këtë përvojë, ata janë ftuar nga ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Buçi. Në bashkëpunim me universitetin Polis është organizuar një ëorkshop, ku u tregohet nxënësve se si përdoren këto instrumente.

Në 4 ditët e workshopit, nxënësit e universitetit Polis mundën të dizenjojnë stolitë e ëndrrave të tyre, duke përdorur software të inteligjenës artificiale si, midjourney, të krijojnë modele 3D me një software për projektimin, si Rhinoceros dhe në fund, falë printerave të pranishëm në laborator të printojnë modelet e përgatitura.

Ky workshop është një rast që u mundëson studentëve të zbulojnë botën e dizenjimit të stolive dhe të marrin mesazhin se është e rëndësishme të mësohen teknologjitë e reja për të qenë konkurrues në tregun e punës së të nesërmes.

Lexo: Njihuni me “Globs App” me 30 shtator

Drejtuesi i kompanisë “Sette gioielli” tregon se, gjatë vizitës tonë kemi pasur mundësinë që falë ICE, Agjensisë për promovimin jashtë vendit dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve italiane, të vizitojmë disa dyqane të stolive në Tiranë. Tregtimi i stolive është në zgjerim në Shqipëri dhe prodhimet “Made in Italy” janë shumë të çmuar.

Në projektet e ardhshme, përfaqësuesit e kompanisë ndajnë me ne se ndodhen në fazën e tranzicionit mes gjeneratash. Nga Mauro e Nadia Sette, që kanë themeluar kompaninë mbi 40 vite më parë, tek Marco Sette, djali i tyre. “Falë kreativitetit të prodhimeve tona dëshirojmë të ndërkombëtarizojmë ndërmarrjen dhe të kërkojmë tregje të reja për stolitë tona”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0