Njihuni me "Globs App" me 30 shtator - Business Magazine Albania

Njihuni me “Globs App” me 30 shtator

30-09-2023 11:00:00

Lancohet zyrtarisht aplikacioni celular “Globs App”, mjeti  inovativ për rekrutim dhe intervistim online, projektuar për kompanitë në kërkim të stafit dhe profesionistët e Burimeve Njerezore dhe Rekrutimit.

Ky event do të ketë në fokus lancimin e aplikacionit dhe do të bëjë bashkë përfaqësues të Burimeve Njerëzore të kompanive në vend për të diskutuar dhe ndarë këshilla dhe strategji të vlefshme për të adresuar dhe zgjidhur sfidat që lidhen me rekrutimin dhe mungesën e stafit.

Ftesa është e hapur për përfaqësuesit e kompanisë, por është, mbi të gjitha e rëndësishme për përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore dhe Rekrutuesit.

Për të marrë pjesë mjafton të dërgohet një email me emrat e personave që do të marrin pjesë dhe emri i kompanisë që përfaqësojnë në: info@globs.app

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0