Seria e re Samsung Galaxy S24 tashmë është e disponueshme në Shqipëri - Business Magazine Albania

Seria e re Samsung Galaxy S24 tashmë është e disponueshme në Shqipëri

Nga data 31 janar 2024, të tre telefonat inteligjentë të serisë së re Galaxy S24 janë në dispozicion nga operatorët celularë, në dyqanet e autorizuara , si dhe në faqen zyrtare të Samsung. Telefonat inteligjentë janë të disponueshëm në nuanca ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e tokës – Galaxy S24 dhe Galaxy S24+ vijnë në ngjyrë vjollce kobalt, të verdhë qelibar, të zezë Onyx dhe gri mermeri, ndërsa Galaxy S24 Ultra është e disponueshme në ngjyrat gri titanium, e zezë titanium, vjollca titanium dhe e verdh titanium.

“Seria Galaxy S24 përfaqëson hapin tonë të parë drejt një epoke të re të telefonave inteligjentë me AI që shkojnë përtej kufijve aktualë,” tha TM Roh, president dhe drejtues i Mobile Experience në Samsung Electronics. “I projektuar për t’u bërë një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme, Galaxy AI do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me botën. Ne mezi presim të shohim se si përdoruesit tanë përmirësojnë dhe fuqizojnë jetën e tyre të përditshme me Galaxy AI, duke hapur mundësi të reja të pafundme.”

 

Seria e re Samsung Galaxy S24 tashmë është e disponueshme në Shqipëri

 

 

Përmirësoni përvojat e përditshme

Galaxy AI ofron veçori inovative dhe praktike të inteligjencës artificiale që ndihmojnë në transformimin e mënyrës se si ndërveprojmë, krijojmë dhe zbulojmë botën. Nga komunikimi i përmirësuar në një nivel të ri kërkimi përmes rrethimit dhe kërkimit të objekteve në imazhevet e ndryshme me Circle to Search me Google, AI do të përmirësojë pothuajse çdo përvojë të përdoruesit të Galaxy S24. Opsioni i ri ProVisual, një grup mjetesh kamerash të fuqizuara nga AI, maksimizon lirinë krijuese, nga shkrepja me aftësi të reja zmadhimi deri te redaktimi me AI gjeneruese.

Funksioni Circle to Search me Google i lejon përdoruesit të gjejnë shpejt informacione për një objekt në një foto ose për një person specifik në një video. Me një shtypje të gjatë në butonin kryesor, mund të rrethoni, theksoni, shënoni ose prekni çdo gjë në ekranin e Galaxy S24 për të parë rezultate të dobishme kërkimi me cilësi të lartë. Inovacioni i mundësuar nga Google përfaqëson një hap pionier në kërkimin intuitiv, duke hapur derën për dimensione të reja të eksplorimit dhe lidhjes me botën digjitale.

 

Seria e re Samsung Galaxy S24 tashmë është e disponueshme në Shqipëri

 

Falë veçorive të Galaxy AI, komunikimi juaj i përditshëm bëhet më i thjeshtë dhe më i avancuar. Për mesazhet dhe aplikacionet e tjera, Chat Assist mund të ndihmojë në rafinimin e toneve të bisedës për të siguruar që komunikimi të tingëllojë siç është menduar. Me veçorinë e opsionit të përkthimit, bisedat e drejtpërdrejta mund të përkthehen menjëherë në një pamje të ndarë në ekran, në mënyrë që përdoruesit që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit të mund të lexojnë një transkript teksti të asaj që thotë personi tjetër, gjë që është veçanërisht e dobishme në një mjedis biznesi ndërkombëtar ose gjatë udhëtimit. Galaxy AI gjithashtu e bën mjedisin tuaj të punës më të zgjuar dhe më intuitiv. Me mjete si ” Note Assist”, mund të shënosh shpejt dhe të ndash mendimet e tua, ndërsa ” Transcript Assist ” e bën të lehtë transmetimin e fjalës në tekst dhe të ndihmon të qëndrosh i organizuar pa mundim.

Shpalosni kreativitetin tuaj

Veçoritë gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale të serisë Galaxy S24 transformojnë fotografinë dhe maksimizojnë lirinë krijuese në çdo hap, nga shkrepja e fotove deri tek ndarja e tyre në mediat sociale. Sistemi Quad Tele për Galaxy S24 Ultra me një lente të re me zmadhim optik 5x, falë sensorit 50 MP dhe Sensorit Adaptive Pixel mundëson performancën optike nga zmadhimi 2x, 3x, 5x në 10x. Fotografitë janë të pastra edhe me zmadhim 100x me zmadhimin digjital të përmirësuar, ndërsa aftësitë e përmirësuara të kamerës Nightography me veçorinë Space Zoom mundësojnë foto dhe video të shkëlqyera në të gjitha kushtet.

Pas shkrepjes së fotografive të shkëlqyera, mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AI lejojnë redaktimin e lehtë si fshirja, rikompozimi i fotove. Për optimizim më të lehtë dhe më efikas, Edit Suggestion përdor teknologjinë Galaxy AI për të sugjeruar rregullime krejtësisht të përshtatshme për secilën foto. Për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit ju lejon të plotësoni pjesë të sfondit të një fotoje duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese. Nëse fotografia është e lakuar, AI do të mbushë skajet. Kur një objekt duhet të zhvendoset pak për të qenë në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojnë pozicionin e objektit dhe të krijojnë një sfond të përshtatshëm në mënyrë perfekte në vendndodhjen origjinale.

 

Seria e re Samsung Galaxy S24 tashmë është e disponueshme në Shqipëri

 

Angazhimi i Samsung për një cikël jete më të gjatë dhe më të besueshëm të produktit pasqyrohet tani në serinë Galaxy S24, e cila ofron shtatë gjenerata përmirësimesh të sistemit operativ dhe shtatë vjet përmirësime të sigurisë.

Disponueshmëria

Galaxy S24 Ultra është i disponueshëm në ngjyrë gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Modelet Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 janë të disponueshme në ngjyrë të e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari. Smartphone-i Galaxy S24 është në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 94,999 Lek, Galaxy S24+ me 122,999 Lek dhe Galaxy S24 Ultra me 149,999 Lek.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletëve, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe memories, sistemeve LSI, zgjidhjeve cast dhe LED dhe ofron një përvojë plotësisht të lidhur përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për lajmet më të fundit, vizitoni “Samsung Newsroom“.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0