Sektori i internetit kontribuoi 2.1 miliardë dollarë në ekonominë e SHBA-ve

Sektori i internetit kontribuoi 2.1 miliardë dollarë në ekonominë e SHBA-ve


Shoqata e Internetit zbuloi se interneti është sektori i katërt më i madh në SHBA, duke krijuar 6 milionë vende pune dhe më shumë se 2 trilionë dollarë në GDP në vitin 2018.

Lexoni: Ja si po ndikon interneti në jetën tonë

“Industria e internetit në SHBA është një histori suksesi që po krijon vende pune në çdo sektor të ekonomisë,” tha Shefi Ekonomik i Shoqatës së Internetit, Christopher Hooton. “Kjo industri vazhdon të jetë një shtytës kryesor i ekonomisë sonë, si në aspektin e vendeve të punës ashtu edhe në atë të prodhimit.”

Shoqata e Internetit përdori të dhënat e qeverisë amerikane nga viti 2018 për të vlerësuar kontributet e sektorit të internetit në ekonominë amerikane. Rezultatet kryesore nga raporti përfshijnë:

  • Sektori i internetit kontribuoi 2.1 trilionë dollarë në GDP-në e SHBA-ve, duke e bërë atë sektorin e katërt më të madh në ekonomi. Në 10.1% të GDP-së, sektori i internetit qëndron vetëm mbrapa “Pasurive të patundshme, qiradhënies dhe qiramarrjes”, “Administratës Publike (Qeverisë)” dhe “Prodhimtarisë”.
  • Më shumë se 6 milionë amerikanë punojnë në sektorin e internetit. Këto gjashtë milionë vende pune janë ekuivalent me rreth 4% të punësimit në SHBA.
  • Sektori i internetit mbështeti 13.1 milionë vende pune në fusha të tjera të ekonomisë.
  • Sektori i internetit u rrit nëntë herë më shpejt sesa ekonomia amerikane si e tërë nga viti 2012 deri në vitin 2018. GDP-ja e përgjithshme u rrit me 41.8% midis viteve 2007-2018, nga 14.5 trilionë dollarë në 20.5 trilionë dollarë. Sektori i internetit u rrit rreth 372%, nga 438.8 miliardë dollarë në vlerë të shtuar në rreth 2.1 trilionë dollarë – nëntë herë më shpejt se ekonomia e përgjithshme gjatë kësaj periudhe. Për krahasim shtesë, sektori i Informacionit dhe sektori i Prodhimtarisë u rritën me 59.3% dhe 26.6%, përkatësisht, për të njëjtën periudhë.
  • Sektori i internetit investoi mbi 60 miliardë dollarë në ekonomi në vitin 2018. Kompanitë e sektorit të internetit të SHBA-ve investuan 64 miliardë dollarë në ekonominë e SHBA-ve përmes shpenzimeve kapitale. Vetëm anëtarët e Shoqatës së Internetit investuan mbi 42 miliardë dollarë.

InternetAssociation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0