Ja si po ndikon interneti në jetën tonë

Ja si po ndikon interneti në jetën tonë


Jetojmë në epokën e internetit dhe shumëkush e di që teknologjia tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Jemi gjithë kohës në kontakt me pajisjet tona elektronike, telefonët, smartphone-t, ipad-et, latopët e gjithëçka na jep informacion pa kufi. Por, kur shohim kaq shumë njerëz të shpërqëndruar, të mbërthyer pas telefonit si të ishte më e shenjta gjë që kemi në jetë, shpesh na lind pyetja: Pse gjithë kjo varësi ndaj telefonit? Si po i shërben teknologjia njeriut? Cilat janë impaktet negative dhe pozitive të saj?

Për të marrë këto përgjigje nuk ka nevojë të jesh një ekspert i teknologjisë, pasi përgjigjet i kemi rreth vetes në çdo moment. Teksa telefoni u shpik për të zvogëluar distancat mes njerëzve, ai vuri një mur të madh mes atyre që janë në të njëjtën dhomë. Të zhytur në botën e internetit e të lajmeve pafund që servir ai, harrojmë që mbi të gjitha jemi njerëz, e kemi përreth njerëz që na duan e që kanë nevojë për vëmendjen tonë. Por, kjo nuk vlen vetëm për adoleshentët, pasi shpesh hasim tema të ndryshme: “Ndikimi negativ i tenologjisë tek adoleshentët”. Sot kushdo e gjen veten në botën e internetit, pasi kjo botë kaq gjigande ka hapësirë për të gjithë. Nëse teknologjia dhe interneti na kanë lehtësuar jetën, në një farë mënyrë edhe na e kanë vështirësuar atë.

  • Është shtuar informacioni, por është rritur dembelizmi. Sot shumë pak të rinj i has në ambientet e bibliotekave, të gjithë ushqehen me “ushqimin” e gatshëm që servir interneti.
  • Një drekë, darkë me familjen apo shoqërinë shpesh nuk shijohet ashtu siç duhet. Fokusi është “të bëjmë foto të bukura dhe të shpërndajmë në rrjetet sociale” dhe zinxhiri vazhdon duke u fokusuar tek “like” që do të marrë kjo foto.
  • Një problem që po bëhet edhe më shqetësues është edhe shtrembërimi i gjuhës. Përdoren shkurtime në vend të fjalëve: flm për faleminderit, klm për kalofsh mirë e shumë të tjera të tilla, krahas shprehive me emojy.

Lexo: Këshilla: Si të mbani të sigurta paratë tuaja në internet

Të prekur nga “virusi teknologji dhe internet” janë edhe fëmijët.

  • Një pikëyetje e madhe që ngre tek prindërit teknologjia, lidhet me sigurinë dhe kontrollin e informacionit.
  • Duke lundruar në median sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit.
  • Varësia mund të manifestojë në vetvete një sërë simptomash, që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve.

Por, përtej asaj që e konsiderojmë negative, interneti dhe teknologjia kanë edhe benifitet e tyre:

  • Lehtësojnë zhvillimin e ekspertizës teknike dhe të kuptuarit praktik të teknologjisë nga fëmijët.
  • Ndihmon të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë.
  • Ndikojnë në zhvillimin e prespektivave për çështje të ndryshme ofrojnë mundësinë e shkëmbimit të ideve.
  • Motivon fëmijët të bëhen e pjesë e diskutimeve të ndryshme dhe inkurajon lirinë e të shprehurit.

Teknologjia ka arritur përmasa dhe dimensione të pallogaritshme, duke u futur në çdo pjesë të jetës sonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0