Sekreti më i rëndësishëm për të patur sukses në online marketing - Business Magazine Albania

Sekreti më i rëndësishëm për të patur sukses në online marketing


Sekreti i online marketing – nëse përdor mediat sociale, blogging, apo podcasting – është qëndrueshmëria. Me kalimin e kohës, postimi i përmbajtjeve të reja ndërton një reputacion dhe mund të krijojë një vazhdueshmëri të fuqishme për të ndezur interesin midis klientëve potencialë dhe rritjen e shitjeve tuaja.

Lexoni: Çfarë thotë teoria e “Premission Marketing” për artikujt e sponsorizuar?

Problemi është se mund të jetë sfiduese për të prodhuar përmbajtje vazhdimisht gjatë një periudhe të gjatë kohore. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ju nuk jeni një tregtar i lindur, ndiheni të zhytur plotësisht në teknologjitë me të cilat po punoni, ose jeni shumë të zënë me drejtimin e biznesit tuaj.

Megjithatë, nëse jeni duke i kushtuar vërtet vëmendje, tregu juaj në thelb mund të diktojë përmbajtjen tuaj për ju. Vetëm jepuni klientëve tuaj atë që ata duan dhe çfarë kanë nevojë. Rishikoni pyetjet, shqetësimet, kundërshtimet dhe nevojat e tyre dhe krijoni përmbajtje që i adreson këto çështje. Në këtë mënyrë, do t’i edukoni dhe gjithashtu do ta poziciononi biznesin tuaj të vogël si një burim të besueshëm informacioni të dobishëm – që është një nga qëllimet kryesore që drejton përmbajtjen e marketingut në vend të parë.

Lexoni: 10 ligjet e marketingut në median sociale

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0