Çfarë thotë teoria e "Premission Marketing" për artikujt e sponsorizuar? - Business Magazine Albania

Çfarë thotë teoria e “Premission Marketing” për artikujt e sponsorizuar?


Kohët e fundit teksa lëvizim nëpër faqet tona në Facebook, ne po bombardohemi nga postimet e sponsorizuara rreth produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Facebook-u, si platformë e rrjeteve sociale ka zgjeruar portofolion me produkte dhe shërbime duke u mundësuar bizneseve të rriten më shpejt dhe t’u ekspozohen më shumë klientëve potencialë nëpërmjet degëzave të ndryshme.

Përmes “Facebook Business”, bizneseve u sigurohet një mundësi shtesë për të reklamuar produktet e tyre, ku mund të targetojnë një treg më specifika, bazuar në kritere demografike si mosha dhe vendbanimi i klientit. I gjithë ky targetim krijohet në principin që kompanive u kërkohet kompensim vetëm pasi të kenë arritur klientët e rinj. Pavarësisht se i çfarë shkalle është investimi juaj, ju mund të arrini në 10.000 ose 500.000 individë. Ky targetim i përgjithshëm ka edhe mangësitë e tij.

Si më e diskutuara është ajo që reklama arrin edhe tek njerëzit që nuk janë të interesuar për postimin tuaj, ku në process injorohet apo fshihet nga përdoruesit e shumtë. Ideja e “Facebook Business” shkel teorinë e prezantuar nga Seth Godin në librin e tij mbi ”Permission Marketing ”. Sipas tij, “permission markting” si koncept është një formë e dërgimit të mesazheve të pritura, të personalizuara dhe relevante për njerëzit që në të vërtetë kanë interes dhe dëshirojnë t’i marrin ato.

Në një kohë kur rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë, njerëzit ballafaqohen me qindra apo mijëra reklama në forma të ndryshme çdo ditë. Metodat tradicionale të marketingut shpesh sillen rreth idesë së ‘‘Interruption Marketing’’, qoftë ajo një reklamë televizive që shfaqet gjatë një shfaqje televizive, ose një pop-up që shfaqet papritur në një faqe interneti. Sipas Godin, metodat e tilla po humbin efikasitetin për shkak që konsumatorët po mbingarkohen me informacione. Sipas tij, kompanitë janë në një garë për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve, ku edhe me këtë rast reklamat po bëhen më kreative dhe bizneset po investojnë më shumë para në to.

Godin shpjegon se përfitimi i vëmendjes së klientëve është një aset qe duhet të vlerësohet, respektohet dhe trajtohet mirë. Pasi të jetë humbur vëmendja e klienteve, është e vështirë ta rifitosh atë. Mënyra më efikase për tërheqjen e vëmendjes është marrja e lejës nga konsumatorët. Aprovimi i konsumutorit ndaj ekspozimit të reklamës tuaj tregon që po arrini njerëzit që janë të interesuar për produktin/shërbimin në fjalë. Sot, një shembull i marketingut të lejëve janë opsionet si “pëlqimi dhe ndjekja” e faqeve në mediat sociale. Në momentin që dikush pëlqen apo ndjek faqen tuaj, çdo bashkëveprim ndërmjet kompanisë dhe konsumatorit, qoftë edhe ekspozimi ndaj reklamave të kompanisë është brenda kornizës së lejuar.

Në kundërshtim me teorinë e Permission Marketing, artikujt e sponsorizuar arrijnë edhe tek njerëzit që nuk ndjekin ose pëlqejnë faqen tuaj. Përdoruesit e shumtë të këtyre rrjeteve sociale ndeshen me postime pa lejën e tyre. Në këtë mënyrë, ata mbingarkohen çdo ditë me reklama të tilla ku në proces edhe humbet efekti i një targetimi më specifik të tregut për kompanitë e interesuara.

burimi: rrotull.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0