Sekreti i suksesit tuaj është personi me të cilin martoheni, sipas psikologëve - Business Magazine Albania

Sekreti i suksesit tuaj është personi me të cilin martoheni, sipas psikologëve


Suksesi dhe këndvështrimi juaj në jetë gjithashtu mund të varet nga njerëzit me të cilët rrethoheni. Por shkenca shkon një hap më tej.

Sipas studiuesve, suksesi juaj mund të varet edhe nga personi me të cilin jeni martuar.

Një studim i botuar së fundmi në Universitetin Carnegie Mellon tregon se bashkëshortët mund të ndikojnë shumë në vendimet që merrni, duke kontribuar përfundimisht në suksesin ose dështimin tuaj.

Lexoni: Millenials zgjedhin punën dhe arsimin, jo më martesën dhe fëmijët

Sipas këtij studimi, njerëzit me bashkëshortë mbështetës kanë “më shumë të ngjarë t’i japin vetes mundësinë për të pasur sukses”.

Njerëzit me partnerë mbështetës kanë tendencë të marrin përsipër detyra më sfiduese

Ata arritën në këtë përfundim pasi studiuan 163 çifte të martuara. Secilit partner iu dha një zgjedhje – të zgjidhte një enigmë të thjeshtë ose të garonte për një çmim. Studiuesit pastaj morën shënimet e ndërveprimeve të secilit çift me njëri-tjetrin.

Ata zbuluan se ata me partnerë më inkurajues dhe mbështetës kishin më shumë gjasa të garonin për çmimin. Ata, partnerët e të cilëve ishin dekurajues, zgjodhën për enigmën më të thjeshtë.

Por ata nuk u ndalën këtu. Kur studiuesit ndoqën të njëjtat çifte 6 muaj më vonë, ata zbuluan se çiftet që morën ushtrimin më sfidues raportuan se kishin marrëdhënie më të mira, rritje, mirëqenie mendore dhe në përgjithësi janë më të lumtur sesa ata që zgjodhën enigmën më të thjeshtë.

Çiftet e famshme gjithashtu pajtohen me këtë

Ndoshta dëshmia më e mirë për këtë janë çiftet më të famshme në botën tonë sot. Barack dhe Michelle Obama, Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, Jay-Z dhe Beyonce – vetëm disa nga çiftet më ikonike.

Të gjithë vijnë nga prejardhje të ndryshme dhe operojnë në industri të ndryshme dhe megjithatë, të gjithë pranojnë një gjë të ngjashme: ata nuk do të ishin kaq të suksesshëm sa tani, pa gjysmën e tyre.

Lexoni: Një martesë e keqe mund të jetë po aq e pa shëndetshme sa pirja e duhanit dhe alkolit

Në një intervistë në vitin 2011 me Oprah Winfrey, presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama konfirmoi këtë.

“Natyrisht nuk mund të kisha bërë asgjë që kam bërë pa Michelle. Ju më këni pyetur më herët se çfarë më bën të arsyeshëm, çfarë më mban të balancuar, çfarë më lejon të përballoj presionin. Është kjo zonja këtu … Jo vetëm që ajo ka qenë një zonjë e parë e shkëlqyer, ajo është shkëmbi im. Unë mbështetem tek ajo në kaq shumë mënyra çdo ditë.”

Mark Zuckerberg pranoi po të njëjtën gjë në fjalimin e tij në Harvard në vitin 2017. Themeluesi i Facebook ia atribuoi përpjekjet e tij për punët sociale gruas së tij, Priscilla.

“Priscilla është personi më i rëndësishëm në jetën time, kështu që ju mund ta thoni, është gjëja më e rëndësishme që ndërtova në kohën time këtu.”

Por nuk janë vetëm gratë që dëshmojnë se janë bashkëshorte mbështetëse. Ylli i muzikë RnB Beyonce dëshmon gjithashtu për mbështetjen e burrit të saj Jay-Z. Sipas Beyonce, Jay-Z e ndihmon dhe e mbështet atë në “kaq shumë nivele”.

“Unë nuk do të isha gruaja që jam nëse nuk do të shkoja në shtëpi me këtë burrë. Thjesht më jep një mbështetje dhe siguri të tillë, është gurthemeli im.”

Lexoni: Formula e çuditshme e martesës, që fshihet pas suksesit të Mark Zuckerberg

Si përfundim, të gjithë ne kemi përkufizime shumë të ndryshme të suksesit. Dhe mbase disa prej jush ndoshta nuk duan as të martohen.

Por nuk mund ta mohoni ndjenjën e mrekullueshme që një partner mbështetës sjell në jetën tuaj. Vetëm të kesh dikë që beson tek ty dhe të jep besim për të marrë rreziqe më të mëdha është vërtet e paçmueshme.

Jo vetëm që ju bën më të suksesshëm, por ju bën më të lumtur dhe më vlerësues për arritjet tuaja. Siç thonë, suksesi ndihet më pak nëse nuk keni dikë me të cilin ta ndani. Nuk është diçka që duhet ta keni patjetër, por mund të jetë një bonus i shkëlqyeshëm.

Ndoshta kjo është diçka që gjithmonë duhet ta kërkoni në partnerin tuaj të jetës.

/ideapod.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0