Formula e çuditshme e martesës, që fshihet pas suksesit të Mark Zuckerberg - Business Magazine Albania

Formula e çuditshme e martesës, që fshihet pas suksesit të Mark Zuckerberg


E doni apo e urreni atë, është tejet e dukshme që CEO i Facebook, Mark Zuckerberg ka gjetur zgjidhjen për të arritur majat e suksesit të vërtetë.

Ndoshta ajo që e bën atë kaq të sjellshëm me njerëzit, është fakti se ai vetë është një i huaj. Nëpërmjet përqendrimit, punës së palodhur dhe vendosmërisë, ai arriti të bëhej një ndër njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë. Tashmë, kompania e tij supozohet të kthehet në infrastrukturën e planetit.

Lexoni: Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë?

Ndërkohë që ai tregohet me gisht si i “i vetmuari”, në fakt sekreti i vërtetë i suksesit të tij është e kundërta e kësaj. Zuckerberg është një lojtar dhe suksesi i tij shtrihet nën influencën që ai ka mbi komunitetin e njerëzve që e rrethojnë atë.

Në Facebook, ai ka krijuar një “skuadër zhvillimi”, e cila në vetvete ka nisur aktivitetin e saj nga një pakicë shumë e vogël dhe më pas është shndërruar në një skuadër me qindra njerëz, e cila themelon strategji për sektorë të ndryshëm të kompanisë. Ata kanë metoda matëse tepër strikte, të cilat i përdorin për të përcaktuar nivelin e suksesit të tyre.

Në shtëpi, Zuckerberg ka besim të plotë tek gruaja e tij Priscilla Chan, e cila sipas Markut e mban atë me këmbë në tokë. Kur ata filluan të dilnin bashkë, ashtu siç thuhet nga shumica e njerëzve, ajo insistonte që ato të kalonin 100 minuta vetëm me njëri-tjetrin brenda javës dhe të dilnin për darkë jashtë, një herë në javë. Pas 15 vitesh ky ritual ende vazhdon të jetë i njëjtë.

Kohët e fundit, Zuckerberg i ka forcuar impenjimet e tij në komunitet, me lëshimin e një deklarate filozofike, duke shpalosur në të dëshirat e tij për të ardhmen e Facebook-ut dhe të botës. Vetë fjalët e tij tregojnë sesa shumë beson ai në pushtetin që njerëzit mund t’i sjellin njëri-tjetrit.

Lexoni: Cili është plani ambicioz i Mark Zuckerberg për Facebook në 10-vjeçarin e ardhshëm?

Pra, çfarë mund të mësojnë sipërmarrësit e sotëm nga shembulli i Zuckerberg?

Punoni në grup

Ashtu siç Zuckerberg ka thënë: “ne jemi më mirë të bashkuar”. Një person i vetëm nuk mund të ndërtojë një kompani e cila ka fuqinë të ndryshojë botën. Në deklaratën e tij, Zuckerberg shpreh shqetësimin dhe hidhërimin e tij për mungesën e organizatave.“Skuadra e tij e zhvillimit” operon me brainstorming të vazhdueshme duke i përmirësuar ato dita-ditës.

Dilni për darkë

Ka shumë studime të cilat mbështesin faktin se takimet në darkë (qoftë me një partner romantik apo qoftë me shokët) janë më frytdhënëse për të menaxhuar stresin dhe për të ruajtur balancën mes jetës personale dhe punës. Nëse CEO dhe babai i Facebook-ut arrin të gjejë kohë edhe në ditët e tij me intensive në Facebook, ju duhet të reflektoni mbi rëndësinë e kësaj të vërtete.

Lexoni: 23 Librat që sipas Mark Zuckerberg të gjithë duhet t’i lexojnë

Pëlqe dhe Ndaj

Për të kuptuar realisht sekretin e suksesit të Zuckerbergut, gjithçka ju duhet të bëni, është që për një moment të mendoni sa i lidhur jeni me njerëzit që nuk i shihni çdo ditë. Herës tjetër që do të pëlqeni dhe ndani statusin e dikujt, ndaloni për një moment dhe shkëmbeni mesazhe me të nëpërmjet internetit.

Pavarësisht se jo të gjithë ne do të ndërtojmë një kompani që ndryshon botën, apo të bëjmë histori si Mark Zuckerberg, ka shumë gjëra që mund t’i mësojmë nga ai përsa i përket kuptimit të vizionit për një komunitet global.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0