Samsung zbulon serinë e re të Galaxy A - Business Magazine Albania

Samsung zbulon serinë e re të Galaxy A


Samsung ka zbuluar serinë e re të Galaxy A, duke filluar me paraqitjen fillestare të dy smartfonëve të rinj, të projektuara për të ofruar risi në industri. Galaxy A50 dhe A30 ofrojnë përmirësime në funksionet bazë të pajisjeve me rëndësi më të madhe, duke përfshirë ofrimin e një përvoje vizuale, performancë që zgjat dhe një kamera që fotografon botën ashtu siç e shihni atë. Seria e re e Galaxy A është projektuar mbi mënyrën se si njerëzit komunikojnë sot – duke ndarë me njëri-tjetrin, duke kapur momentin dhe konsumuar live. Seria e re ofron pajisje të ndryshme dhe të fuqishme që mund t’u përgjigjen këtyre ndërveprimeve spontane.

Lexoni: Samsung prezanton teknologjinë 5G

“Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë progres thelbësor për të gjithë, për një eksperiencë më të mirë në celular dhe kjo risi fillon me serinë e Galaxy A të përmirësuar”, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics. “Njerëzit po ndryshojnë mënyrën e komunikimit, dhe smartfonët e tyre duhet të ecin me këtë ritëm. Seria jonë e re Galaxy A ofron përmirësime në funksionet bazë që do të mbështesin këto ndërveprime të drejtpërdrejta, me opsione të ndryshme, për të përmbushur nevojat e tyre gjithnjë në ndryshim“. Me Serinë Galaxy A, konsumatorët mund të shijojnë ekosistemin e Galaxy duke përdorur shërbimet kryesore si Samsung Health, Samsung Pay, Bixby dhe më shumë. Seria e përmirësuar e Galaxy A po prezantohet me zbulimin e dy modeleve fillestare.

Seria Galaxy A – Karakteristikat

Lexoni: Samsung rrit standardin me Galaxy S10

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0