Samsung lançon modelin e ri të Galaxy J7 Prime - Business Magazine Albania

Samsung lançon modelin e ri të Galaxy J7 Prime


E themeluar në vitin 1969 si Samsung Electronics Industries, me seli në Korenë e Jugut, Samsung Electronics sot bën çdo gjë nga televizionet deri te gjysmëpërçuesit. Ajo lançoi smartphone e saj të parë Android në vitin 2009 dhe tabletin e parë Android në vitin 2010. Kompania është ndër lojtarët më të mëdhenj në tregun e smartphone-ve në botë. Lançimi i fundit i Samsung është Galaxy J7 Prime 2. Telefoni i mençur u lançua në Mars të vitit 2018. Telefoni vjen me një ekran me prekje prej 5.50 inç me një rezolucion 1080 piksele në 1920 piksele.

Samsung Galaxy J7 Prime 2 ka procesor 1.6 GHz octa-core Exynos 7 Series dhe vjen me 3GB RAM. Telefoni përmban 32GB hapësirë të brendshme që mund të zgjerohet deri në 256GB nëpërmjet një karte microSD. Sa i përket kamerave, Samsung Galaxy J7 Prime 2 është i përbërë nga një aparat fotografik primar 13 megapiksel në pjesën e pasme dhe një kamerë para 13 megapiksel për selfie.

Sistemi i operimit të Samsung Galaxy J7 Prime 2 është Android 7.0. Përmasat 151.70 x 75.00 x 8.00 (lartësi x gjerësi x trashësi) dhe peshon 170.00 gram.

Samsung Galaxy J7 Prime 2 është një smartphone me dy karta SIM (GSM) që pranon Nano-SIM. Opsionet e lidhjes përfshijnë Wi-Fi, GPS, Bluetooth, kufje, 3G dhe 4G (me mbështetjen për Band 40 të përdorur nga disa rrjete LTE në Indi). Sensorët në telefon përfshijnë Sensorin Proximity dhe Akselerometrin.

E ndërsa presim për mrekullinë e radhës BusinessMag ju liston më poshtë të gjithë telefonat që mbajnë vulën e Samsung.

 

 

burimi: gadgets.ndtv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0