Forumi Samsung Europian u ndoq nga mbi 2,000 partnerë, konsumatorë dhe njerëz të medias nga i gjithë rajoni. Veprimtaria tre-ditore u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të provuar gjithë linjën QLED-it të vitit 2019-të.
Produktet kryesore, prezantuar për herë të parë, përfshijnë televizorë 8K dhe 4K, duke përfshirë versionin Q950R 8K me ekranin që varion nga 65 inç deri në 98 inç, si dhe 4Q Q90 dhe Q85, një model unik për Europën si dhe Q80,Q70 dhe Q60 që varion nga 43 inç në 82 inç. Gjithsej, linja e zgjeruar e QLED 2019 përmban më shumë se 20 modele dhe përfshin më shumë modele ultra të mëdhenj të televizorëve.
Lexoni: Samsung është gati të largohet nga ambalazhet plastike
Duke përfshirë më shumë ekrane ultra të mëdha në linjën e re është pjesë e një strategjie më të gjerë të Samsung që vjen nga zhvendosja e kërkesave të konsumatorëve. Sipas ofruesve të informacionit global të biznesit, IHS Markit, tregu për televizorët 75 inç ose më të mëdhenj, prodhoi 2.1 milionë njësi në 2018 dhe pritet të rritet me 43% në 3 milionë njësi këtë vit dhe 5.8 milionë njësi deri në 2022.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të besimit dhe dashamirësisë së klientëve tanë ndaj TV Samsung QLED vitin e kaluar”, tha Jongsuk Chu, Zv/President Ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Këtë vit, linjat tona QLED 8K dhe 4K po i drejtohen kërkesës në rritje në tregun e televizorëve ultra-të mëdhenj dhe jemi krenarë që jemi në gjendje të sigurojmë linjën tonë më inovative dhe më të fuqishme deri tani”.
‘E zeza e mrekullueshme dhe këndi i shikimit’ aty ku QLED është përpara të tjerëve.
Si pjesë e angazhimit të Samsung për të përhapur teknologjinë e saj QLED, televizori i saj QLED 2019 ofrojnë teknologjinë e ‘Këndit të Shikimit Ultra’, e cila ristrukturon panelet e televizorit, në mënyrë që drita e pasme të kalojë përmes panelit njëtrajtësisht në ekran. Me këtë teknologji, televizorët Samsung QLED 2019 janë në gjendje të sigurojnë fotografi më të mprehta me një të zezë më të thellë dhe një kënd më të gjerë shikimi. Përveç Këndit të Shikimit Ultra, 2019 televizorët QLED TV janë modele “Direct-Full-Array” që kanë kontroll më të sofistikuar të kontrastit, duke lejuar paraqitje më të thella të së zezës, pa njolla.
Pas adoptimit të saj në modelet 8K, modele të reja të QLED 4K të Samsung janë pajisur me procesorin e quajtur “Quantum Processor”, duke u mundësuar produkteve QLED 4K të ofrojnë çdo përmbajtje në rezolucione të ndryshme me ndriçim të përmirësuar, cilësi figure dhe zëri të optimizuar për secilën skenë përmes përshkallëzimit IA.
Përveç kësaj, të gjithë televizorët Samsung 2019 QLED TV do të shfaqin figurën në HDR10 +, një format të përpunimit të imazhit premium. Standardi HDR10 + i bën skenat e ndritshme edhe më të ndritshme dhe skenat e errëta edhe më të errëta duke optimizuar kontrastin për secilën skenë, në mënyrë që shikuesit të mund të shijojnë një pamje sa më të pasur në detaje. Televizorët QLED 8K do të mbështesin transmetimin HDMI 2.1 (8K 60P) dhe përdoruesit e QLED 8K gjithashtu mund të shijojnë përmbajtje me cilësi të lartë të figurës në shërbimet e transmetimit përmes përmirësimit 8K të bazuar në IA(Inteligjencë Artificiale).
Një eksperiencë e favorshme televizive me ndihmësin inteligjent të IA-së “New Bixby” dhe një Platformë e Hapur
Funksioni “New Bixby” në televizorët QLED 2019 u jep mundësinë përdoruesve të aksesojnë lehtësisht përmbajtjen që dëshirojnë përmes komandave me zë në “Universal Guide” të Samsung, i cili ndihmon përdoruesit të kërkojnë përmbajtjen që mund të dëshirojnë në bazë të zakoneve dhe preferencave të mëparshme.
Lexoni: Samsung prezanton televizorët Lifestyle 2019, “The Frame” dhe “TV SERIF”
Për të ofruar mundësi më argëtuese dhe funksionalitet të një platforme të hapur, Samsung Smart TV do të ofrojë një aplikacion të ri iTunes Movies dhe TV Shows dhe do të suportojë Apple AirPlay2. Me aplikacionin e ri iTunes Movies dhe TV Shows, përdoruesit mund të përdorin bibliotekën ekzistuese iTunes dhe të aksesojnë iTunes Store për të blerë ose marrë me qira përmbajtjen. Me mbështetjen e Apple AirPlay 2, klientët Samsung do të jenë në gjendje të shohin lehtësisht përmabajtjen nga pajisjet e Apple drejtpërdrejt në Samsung Smart TV.
Përveç kësaj, Televizorët Smart Samsung të 2019-s tani kanë të integruar Amazon Alexa dhe Google Assistant, kështu që përdoruesit mund të ndezin ose të fikin televizorin apo të kontrollojnë volumin audio nëpërmjet komandës së thjeshtë me zë.
Funksioni i Ambientit ofron një larmi të madhe të Artit dhe Dekorimit
Nëpërmjet Funskionit të Ambientit, televizorët QLED të Samsung janë në gjendje të ofrojnë informacione të përditshme si koha, moti dhe lajmet ose të shfaqin përmbajtje duke përfshirë fotografi dhe imazhet e artit.
Përveç kësaj, ekziston edhe një larmi më e gjerë temash, e cila u mundëson përdoruesve të dekorojnë mjedisin e tyre të brendshëm dhe atmosferën bazuar në preferencat e tyre. Përdoruesit mund të sinkronizojnë gjithashtu ekranet e tyre të ambientit me muzikën në momentin kur shikuesit nuk shikojnë në mënyrë aktive televizor. Një sensor automatik i kontrollit të dritës i montuar në televizor siguron shkëlqim optimale për mjedisin rrethues, duke minimizuar konsumin e energjisë.
“The Frame” dhe “The Serif” vijnë me teknologjinë QLED
Në Forumin Europian, Samsung gjithashtu prezantoi 'The Frame' dhe 'The Serif' të 2019-s, të cilat tani kanë adoptuar ekranin QLED.
Me “Art Mode”, një funksion që shfaq piktura, fotografi dhe pjesë dixhitale artit në një ekran, Frame shndërron hapësirën përreth në një galeri arti. Përveç kësaj, rregullon ndriçimin dhe ngjyrat e përmbajtjes në përputhje me mjedisin. “Frame” e 2019-s pajisur rishtazi me ekranin QLED ofron një cilësi të shkëlqyer të fotografisë, duke u ofruar konsumatorëve mundësinë për të shfaqur më shumë se 1.000 vepra të artit në momentin kur është i fikur.
“The Serif” i 2019-s i projektuar nga Ronan dhe Erwan Bouroullec duke nxjerë në pah estetikën, tani vjen në 43, 49 dhe 55 inç, duke zëvendësuar modelet ekzistuese prej 24 deri në 40 inçFrame dhe Serif do të dalin në të njëjtën kohë në tregjet evropiane, koreane dhe amerikane duke filluar nga prilli i këtij viti.
Lexoni: Samsung Electronics vendos nivele të reja të performancës në treg
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.