Samsung Electronics vendos nivele të reja të performancës në treg

Samsung Electronics vendos nivele të reja të performancës në treg


970 EVO Plus paraqet përmirësime të konsiderueshme të performancës dhe efikasitet të energjisë për aplikimet me bandë të lartë.

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi Samsung 970 EVO Plus, produktin më të ri në portofolin SSD të Non-Volatile Memory Express (NVMe). Me performancën udhëheqëse në industri dhe deri në dy terabajt në kapacitet, Samsung 970 EVO Plus vendos një standart të ri për ruajtje me performancë të lartë, duke u mundësuar profesionistëve të IT-së, entuziastëve të teknologjisë dhe lojtarëve që të përballojnë ngarkesa intensive të punës në PC dhe workstation me më shumë lehtësi.

“Që nga prezantimi i SSD-ve NVMe të parë në tregun e konsumit në vitin 2015, Samsung ka vazhduar të sfidojë barrierat teknike në dizenjinin dhe performancën e SSD”, tha Dr Mike Mang, Zv/President i Marketingut të Produkteve të Markave, Memory Business në Samsung Electronics. ” 970 EVO Plus e re, e pajisur me teknologjinë V-NAND të gjeneratës së pestë të Samsung, tani do të ofrojë performancë të pakrahasueshme në klasën e saj, kur merr përsipër detyra të tilla si editimi i përmbajtjes 4K, modelimi 3D dhe simulimi, si dhe lojëra të rënda”.

Duke integruar çipat  më të përparuar të kompanisë V-NAND me firmuerin e optimizuar, 970 EVO Plus arrin përmirësime të konsiderueshme të performancës – rritje deri në 57 për qind në shpejtësinë e shkrimit – si dhe rritjen e efikasitetit të kursimit të energjisë në krahasim me paraardhësin e tij, EVO 970. Drive-i i ri siguron shpejtësi sekuenciale të leximit dhe shkrimit deri në 3.500 megabytes për sekondë (MB / s) dhe deri në 3.300 MB / s respektivisht, ndërsa shpejtësitë e rastësishme arrijnë deri në 620.000 IOPS për operacionet e  leximit dhe deri në 560.000 IOPS për ato të shkrimit.

Përdoruesit mund të përditësojnë  lehtësisht pajisjet e tyre pasi 970 EVO Plus vjen në një formë kompakte M.2 duke përdorur ndërfaqen PCIe Gen3 x4 të gjetur në kompjuterët më moderne. 970 EVO Plus gjithashtu ofron një garanci të kufizuar pesëvjeçare ose deri në 1,200 terabytes të shkruar.

970 EVO Plus vjen në një sërë opsionesh të kapacitetit; kapaciteti prej 250GB, 500GB dhe 1TB tani janë në shitje në mbarë botën dhe kapaciteti prej 2TB do të jetë i disponueshëm në prill. Çmimet e sugjeruara të shitjes së prodhuesit fillojnë nga 89.99 dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0