Koreanët e Samsung ndërtojnë laptopin e parë Windows 10 me ekran 4K pas kinezëve me Lenovo-n dhe japonezëve me Toshiba-n. Gjigandi korean ka prezantuar dy modele të reja: Ativ Book 9 Pro dhe Ativ Book 9 Spin.
Samsung Ativ Book 9 Pro ka ekran me prekje 15.6 inç me rezolucion “Ultra 4K”, 3840 x 2160 piksel. Samsung sjell disa komponentë të fuqishëm si proçesorin Intel Core i7-6700HQ me frekuencë 2.6 Ghz, 8 GB RAM dhe disk solid 256 GB për vetëm 1600 dollarë.
Në aspektin e grafikave, Ativ Book 9 Pro është një përbindësh i vërtetë. Le të themi ndryshe: Nvidia GeForce GTX 950M. Natyrisht që nga ky laptop mund të prisni edhe komponentët 802.11ac, Bluetooth 4.1, një portë USB-C, tre porta USB 3.0, një portë 4K HDMI dhe një lexues kartash SD.
Mbase zhgënjimi më i madh me këtë laptop qëndron tek bateria. Vetëm 6.5 orë punë por mos harroni urinë e ekranit 4K. Ky laptop del në shitje gjatë këtij muaj ndërkaq një datë ekzakte nuk është përcaktuar.
Ativ Book 9 Spin
Samsung ofroi edhe një zgjidhje për ata që nuk shafqin interes ndaj ekraneve 4K me laptopin Ativ Book 9 Spin. Ky produkt ka një ekran, i cili rrotullohet 360 gradë. Një praktiktë të tillë e ka implementuar Lenovo në modelet e saj Yoga.
Ativ Spin ka ekran me madhësi prej 13.3 inç dhe rezolucion 3200 x 1800 piksel. Proçesori është Intel Core i7-6500U me frekuencë 2.5 Ghz. Të tjera specifika janë: 8 GB RAM, 256 GB disk solid, grafika Intel 520 të integruara, Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.1, tre porta USB 3.0, një portë HDMI dhe një lexues kartash SD.
Ky laptop premton 7.3 orë jetëgjatësi baterie. Kostoja e tij përllogaritet në 1,400 dollare.
Sa i përket laptopëve me ekran 4K, Toshiba dhe Lenovo janë pionerët e kësaj teknologjie. Tani me Ativ Book 9 Pro edhe Samsung i është bashkuar festës. Edhe Dell po planifikon të ofrojë një variant 4K të XPS 15.
/PC World Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
