Samsung Electronics ngre nivelin e produkteve në tregun e aksesorëve televizivë


SEUL, Kore – 5 Qershor 2017 – Samsung Electronics, prodhuesi kryesor global i televizorëve njoftoi lançimin e aksesorëve të tij QLED TV, duke përfshirë mbajtëse televizori unike dhe kabllo optike “Invisible Connection” transparente.

Me lançimin e këtyre aksesorëve të rinj të QLED, Samsung po forcon angazhimin e tij për t’i ofruar përdoruesve fleksibilitetin dhe zgjedhjen për të vendosur televizorët e tyre kudo në dhomë. Përveç mbajtëses standarde televizive që vjen për të gjithë televizorët QLED, konsumatorët tani mund të blejnë “Samsung Stand Studio” ose “Stand Samsung Gravity” për të përputhur shijet e tyre personale me mënyrën e jetesës.

Duke filluar në SHBA, Europë dhe Kore, shitjet e aksesorëve të QLED TV, të cilat përfshijnë mbajtëse dhe kabllo optike, gradualisht do të shtrihen globalisht.

“QLED TV është një televizor i projektuar duke patur në mendje hapësirën e konsumatorit”, tha Hyeon-seok Kim, President i “Visual Display Business” në Samsung Electronics. “Ne kemi për qëllim rritjen e gamës së produkteve dhe vendosjen e një standardi të ri për tregun e aksesorëve televizivë, duke bërë të mundur që televizorët të shërbejnë si pjesë funksionale e dekorimit në shtëpi.”

Me një pamje dhe ndjenjë bashkëkohore, “Samsung Gravity Stand” i pasuron dhomat me dizajnin dhe formën e tij moderne. I përbërë nga çelik që nuk ndryshket, i cili shpesh përdoret nga arkitektët dhe prodhuesit e mobiljeve për shkak të forcës dhe pamjes estetike që ofron, “Gravity Stand” është kaq praktik saqë QLED TV duket sikur lundron kur vendoset. Madhësia e vogël e mbajtëses gjithashtu mundëson që televizorët të vendosen në hapësira, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. “Gravity Stand” gjithashtu mbështet funksionalitetin për ta rrotulluar televizorin deri në 70 gradë (deri në 35 gradë majtas ose djathtas).

“Stand Samsung Studio” është projektuar për të lejuar që QLED TV të shfaqet si një kryevepër në shtëpi. Pa patur mobilje shtesë, si për shembull një kabinet televiziv apo një mobilje me shumë sirtarë, Stand Studio u ofron konsumatorëve mundësinë për të vendosur televizorin e tyre kudo në shtëpinë e tyre.

Më parë, çdo model televizori kishte standardin dhe dimensionet e veta për mbajtësen. Në 2017, Samsung ka standardizuar strukturat e veta televizive, duke i bërë ato të përputhshme për modele 55-inç dhe 65-inç duke përfshirë të gjithë serinë Q8 dhe Q7 televizive QLED. Ky standardizim i strukturës së mbajtëses mundëson montim më të lehtë të televizorëve Samsung dhe mundësi zëvendësimi sa herë që nevojitet.

Për ata që dëshirojnë të montojnë televizorët e tyre, Samsung ka gjetur një zgjidhje të përshtatshme nëpërmjet sistemit unik për montimin në mur. Samsung planifikon të krijojë mundësi në rritje për televizorët e tij QLED në industrinë televizive për të mbështetur rritjen e tregut të aksesorëve televizivë.

Përveç kësaj, Samsung ka lançuar kabllot e rinj optikë “Invisible Connection”, të cilët ndihmojnë lidhjen e televizorit me pajisjet e saj periferike, me një kabllo optik të hollë dhe transparent që ka një diametër prej 1.8 mm. Një opsion prej 5 metrash përfshihet në blerjen e TV QLED dhe një version prej 15 metrash shitet veçantë. Duke përdorur një fije të vetme kabllo transparent, kjo teknologji lejon përdoruesit të menaxhojnë më mirë kabllot e çrregullta dhe të shëmtuara që zakonisht rrethojnë televizorin.

Si rezultat, “Invisible Connection” u lejon konsumatorëve të rimarrin hapësirën e tyre dhe të ndryshojnë dekorin e shtëpisë së tyre.

Për më shumë informacion rreth aksesorëve dhe teknologjisë së QLED TV, ju lutemi vizitoni www.samsung.com/al.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

aksesorëve televizivë

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale