Sa shpesh duhet të përditësoni CV-në tuaj?! - Business Magazine Albania

Sa shpesh duhet të përditësoni CV-në tuaj?!

përditësoni CV

Kur është hera e fundit që keni përditësuar CV-në tuaj? 

Mund të jetë joshëse të injoroni CV-në tuaj nëse nuk jeni duke kërkuar për një punë të re ose për një promovim, por të keni një rezyme të fortë dhe të përditësuar është kritike për suksesin tuaj, pavarësisht se ku jeni në karrierën tuaj. 

“Kur një rekrutues telefonon, ose kompania juaj e ëndrrave ka një pozicion të lirë, nuk është koha për të redaktuar CV-në tuaj,” thotë Jeff Hyman, CEO i Recruit Rockstars, për CNBC Make It. Hyman ka shqyrtuar mijëra rezyme dhe ka intervistuar më shumë se 30,000 njerëz gjatë karrierës së tij 25-vjeçare si rekrutues. 

Ndërsa nuk keni nevojë të përditësoni CV-në tuaj çdo ditë, duhet ta bëni zakon që të rifreskoni CV-në tuaj rregullisht. Hyman rekomandon të përditësoni CV-në tuaj në fund të çdo tremujori fiskal, ose një herë në tre muaj, dhe pas çdo rishikimi të performancës që keni me menaxherin tuaj. 

Lexoni: 3 mënyra për të rritur markën tuaj personale

Trajtojeni këtë seancë të redaktimit të rezymesë si një takim: Blloko të paktën 30 minuta në kalendarin tënd, ose shto një rikujtues në planifikuesin tënd, thotë Hyman, në mënyrë që të kesh kohë të pandërprerë për të reflektuar mbi projektet dhe arritjet e fundit dhe t’i shtosh ato në CV. 

Shtoni përditësime dhe arritje të rëndësishme të punës 

Filloni duke i bërë vetes dy pyetje: 

  • Për cilat arritje jam më krenare për këtë tremujor? 
  • A ka ndryshuar roli im? Nëse po, si? 

Përgjigjet për këto pyetje mund të duken të ndryshme nga muaji në muaj, por së paku, duhet të keni parasysh metrikat që nxjerrin në pah performancën tuaj në punë. Ju gjithashtu duhet të vini re çdo çmim ose mirënjohje të veçantë që keni marrë nga nivelet më të larta në muajt e fundit, si dhe çdo përgjegjësi të re që keni marrë në rolin tuaj. 

“Mund të jetë që ju jeni promovuar katër herë në dy vjet, ju janë dhënë detyra më të vështira, ju është kërkuar të udhëhiqni njerëzit, keni rritur të ardhurat ose uljen e kostos, çdo lloj të dhënash që do t’i lërë përshtypje menjëherë lexuesit.” 

Lexoni: 5 këshilla për të realizuar me sukses një intervistë pune virtuale

Përshtateni CV-në tuaj me promovimin tuaj të ardhshëm 

Pasi përgjegjësitë dhe arritjet tuaja të punës janë aktuale, kontrolloni CV-në tuaj me përshkrimet e punëve që mund të jeni të interesuar të ndiqni si rolin tuaj të ardhshëm. 

Të jeni të aftë për këto pritshmëri, thotë Hyman, do t’ju përgatisë më mirë për të negociuar për një promovim ose për t’i treguar një rekrutuesi të jashtëm se jeni një punonjës i fortë. 

Përditësoni referencat tuaja 

Është e zgjuar të shtoni një listë të referencave të mundshme në fund të CV-së tuaj, së bashku me informacionin e kontaktit të tyre, thotë Hyman, kështu që ju nuk jeni “në kërkim të furishëm për atë informacion” në momentin që shefi juaj, ose një rekrutues punësimi, e kërkon atë. 

Reflektoni për fushat e përmirësimit 

Redaktimi i CV-së tuaj mund t’ju bëjë të kuptoni se dëshironi të merrni përsipër detyra më sfiduese ose të zhvilloni një aftësi të re. Ju gjithashtu mund të kuptoni se nuk ndiheni të përmbushur në punën tuaj aktuale. 

Kërkoni këndvështrimin e shefit tuaj se si mund t’i plotësoni ato boshllëqe të rezymesë, ose të bëni ndryshime në rutinën tuaj të punës, për t’u përgatitur për sukses të qëndrueshëm. Disa kompani ofrojnë bursa për edukimin e vazhdueshëm ose programe mentorimi, ndër burime të tjera, për të ndihmuar avancimin në karrierë të punonjësve. 

“Mos supozoni se menaxheri juaj është i fokusuar në trajnimin dhe zhvillimin tuaj,” thotë Hyman. “Duhet të zotëroni rrugën tuaj të karrierës.” 

Lexoni: 4 pyetje në intervistë që ju ndihmojnë të punësoni njeriun e duhur

/cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0