Rumania do të furnizojë 90% të nevojave të Moldavisë për energji elektrike - Business Magazine Albania

Rumania do të furnizojë 90% të nevojave të Moldavisë për energji elektrike

Rumania do të furnizojë Moldavinë me 90% të nevojave të saj për energji elektrike pasi rajoni separatist i Transnistria ndërpreu Moldavinë nga termocentrali Cuciurgan.

Rumania është tani i vetmi burim kryesor i energjisë elektrike për Moldavinë, sipas Victor Bânzari, kreu i Energocom, kompania e shërbimeve elektrike të vendit.

“E gjithë sasia e energjisë është blerë nga Rumania, duke përfshirë sasinë e përdorur për të mbuluar deficitin. Ne kemi nënshkruar kontrata me OMV Petrom dhe Nuclearelectrica.  Është hera e parë që blejmë një sasi kaq të madhe energjie nga Rumania.” tha Bânzari, cituar nga Digi24.

Moldavia nuk ka marrë asnjë kw-orë energji elektrike nga termocentrali Cuciurgan që nga e marta, 1 nëntor. Centrali kontrollohet nga rajoni separatist i Transnistrisë, i mbështetur nga Rusia. Qeveria dhe separatistët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për energjinë elektrike që do të dorëzohet në nëntor.

Qeveria në Kishinau thuhet se ka siguruar furnizime me energji elektrike nga një prodhues tjetër në Rumani, përveç dy të përmendurve tashmë, duke siguruar që populli moldav nuk do të mbetet pa energji ndërsa afrohet dimri. Romania Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0