Rrjeti europian i Vodafone mbahet me energji elektrike 100% nga burime të riciklueshme - Business Magazine Albania

Rrjeti europian i Vodafone mbahet me energji elektrike 100% nga burime të riciklueshme

Vodafone

Vodafone ka njoftuar se të gjitha operacionet e saj në Europë, përfshirë rrjetet e lëvizshme dhe fikse, qendrat e të dhënave, dyqanet e shitjes me pakicë e zyrat do të furnizohen me energji elektrike 100% nga burime të riciklueshme, duke filluar nga 1 korriku 2021, një hap ky më para drejt objektivit të kompanisë për të reduktuar emetimet e saj të karbonit deri në zero brenda 2030-ës dhe përgjatë gjithë zinxhirit të bashkëpunëtore të saj brenda vitit 2040.

Vodafone, bën të ditur se, do të rrisë ndërgjegjësimin për një rrjet të vetin sa më ekologjik nëpërmjet një fushate ku do të përfshihet edhe logoja ikonë e Vodafone, e cila do të bëhet e gjelbër në kanalet më të rëndësishme sociale dhe dixhitale në 12 tregjet ku operon.

Vitin e fundit, Vodafone vazhdoi përparimin e konsiderueshëm drejt përpjekjes për t’i bërë operacionet e kompanisë ekologjike, teksa përshpejtoi rolin që rrjetet dixhitale dhe teknologjia e Vodafone luajnë në përpjekjet për t’iu dhënë zgjidhje ndryshimeve klimatike. Në korrik 2020, Vodafone e afroi planin për të blerë energji elektrike 100% të riciklueshme në Europë, nga korriku i 2025-ës që ishte plani fillestar, në korrik 2021 dhe u angazhua që të bëjë të njëjtën gjë në Afrikë brenda 2025-ës.

CEO i grupit Vodafone, Nick Read, tha se, “Që nga 1 korriku i 2021-shit, klientët e Vodafone në të gjithë Europën do të kenë një garanci më shumë se lidhja e tyre në rrjet do të mundësohet tërësisht nga energjia e siguruar nga burime të riciklueshme. Kjo është arritje historike drejt qëllimit për të reduktuar emetimet tona globale të karbonit deri në zero brenda 2030-ës, duke i ndihmuar kështu klientët tanë të reduktojnë gjurmët që ata lënë në mjedis dhe të vazhdojnë të ndërtojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse e të qendrueshme në të gjitha tregjet ku operojmë.”

96% e energjisë së përgjithshme që Vodafone ka përdorur gjatë vitit fiskal 2021 ishte në formën e energjisë elektrike të blerë. Pas njoftimit të sotshëm, 100% e energjisë elektrike të blerë nga Vodafone në Europë do të jetë nga burime të riciklueshme, përfshirë edhe aty ky Vodafone është më qira në pronën e dikujt tjetër.

Përpjekjet e Vodafone për planetin

Reduktimi i emetimeve të karbonit dhe rritja e efikasitetit të energjisë

Në vitin 2020, Vodafone vendosi një target shkencërisht të aprovuar për 2030-ën, në përputhje me reduktimet e karbonit, të cilat nevojiten për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5oc, duke u bërë kështu i pari operator i madh i telekomunikacionit që ndjek rrugën e reduktimit të emetimeve të karbonit caktuar për sektorin e ITC-së.

Gjatë vitit të kaluar, Vodafone reduktoi emetimet e karbonit të Scope 1 e 2 me 30%, pra deri në 1.37 milionë ton dioksid karboni, nxitur nga theksi i vazhdueshëm që Vodafone ka vendosur tek efiçenca e energjisë dhe rritja proporcionalisht e energjisë së rinovueshme, të blerë në Evropë, nga 33% në vitin fiskal 2020, në 80% në vitin fiskal 2021.

Përdorimi i energjisë nga Vodafone mbeti njësoj vitin e kaluar, pavarësisht një rritjeje prej 47% i trafikut të internetit gjatë së njëjtës përiudhë, pra nga 7,983 petabyte (PB) në vitin fiskal 2020 në 11,714 PB në vitin fiskal 2021. Kjo falë përdorimit të shtuar të teknologjisë dhe analitikave më efiçente të telekomunikacionit, përfshirë M-MIMO, që është rreth 70% më efikas se teknologjia 4G.

 

Vodafone investoi 65 milionë euro vitin e kaluar për efiçencën në energji, si dhe në projekte të energjisë së riciklueshme, çka rezultoi në një kursim vjetor të energjisë prej 135 Gwh. Të tjera nisma të rëndësishme për efiçiencën e energjisë janë edhe sigurimi dhe vendosja e pajisjeve më efikase të rrjetit, duke eleminuar gradualisht rrjetin 3G, i cili ka qenë relativisht më pak efikas në përdorimin e energjisë dhe duke çaktivizuar pajisjet e trashëguara në rrjetin tonë kryesor.

Nga tetori 2020, Vodafone aplikon një 20%-sh për kriteret mjedisore dhe sociale kur furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve shprehin interes në një tender të kompanisë. Procesi i përditësuar i Vodafone analizon me kujdes nëse një pjesëmarrës në tender aplikon politika mjedisore për reduktimin e emetimit të karbonit, energjinë e riciklueshme, reduktimin e materialeve plastike, ekonominë qarkulluese dhe ciklin jetësor të produktit.

Përpjekjet e Vodafone janë vlerësuar nga CDP-ja, organizatë jo-fitimprurëse për mjedisin, për veprimet vendimtare dhe transparencën në impaktin mjedisor, duke u renditur kështu në “listën A” të CDP-së për ndryshimet klimatike.

Aktivizimi i klientëve të Vodafone për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit

Në korrik të 2020-ës, Vodafone u angazhua të ndihmojë klientët e sektorit të biznesit për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit me një total të përgjithshëm prej 350 milionë ton në rang global përgjatë dhjetë viteve, brenda 2020 dhe 2030, çka është e barazvlefshme me emetimet totale vjetore të karbonit të Italisë për 2019.  Pjesa më e madhe e këtij reduktimi do të arrihet përmes shërbimit Internet of Things (IoT) të Vodafone, që ka përmirësuar efikasitetin e logjistikave dhe menaxhimin e flotës, matësit smart, fabrikimit dhe aktiviteteve të tjera.

“Carbon Trust” ka përllogaritur se Vodafone iu ka mundësuar klientëve të evitojnë rreth 7.1 milionë ton dioksid karboni gjatë vitit fiskal 2021, në më shumë se 54% të 123 milionë lidhjeve IoT, duke iu mundësuar drejtëpërdrejtë të reduktojnë emetimet e tyre të karbonit.

Në mars 2021, Vodafone u bë anëtar bashkëthemelues i Koalicionit Europian të Dixhitalizimit Ekologjik, i cili bën bashkë kompanitë e sektorit ICT, që të punojnë me politikbërësit dhe ekspertët e BE-së, për të thithur investime dhe për të mundësuar implementimin e zgjidhjeve dixhitale kundër ndryshimeve klimatike.

Lexo: Rilindja e Fiks-it…në epokën e internetit të shpejtë!

Reduktimi i mbetjeve dhe ndihma për të krijuar një ekonomi qarkulluese

Vodafone është zotuar të ripërdorë, rishesë ose riciklojë 100% të mbetjeve të rrjetit të kompanisë deri në vitin 2025. Vodafone ka zbatuar programe për efikasitetin e burimeve dhe administrimit të mbeturinave në çdo treg, për të minimizuar ndikimin që kanë në mjedis mbetjet e rrjetit dhe pajisjeve e IT që dalin tepër.

98.7% e mbetjeve të rrjetit të Vodafone, përveç mbetjeve të rrezikshme, janë dërguar për t’u ripërdorur dhe ricikluar gjatë vitit fiskal 2021, duke shkaktuar një reduktim total në mbetjet e rrjetit prej 22%, ose 6,307 tonë nga 8,138 ton në vitin fiskal 2020.

 

Në 2020-ën, Vodafone krijoi një treg të brendshëm të aseteve, i cili inkurajon tregjet e Vodafone të rishesin dhe ripërdorin produktet që mbeten ose pajisje të mëdha elektrike të çaktivizuara si kullat e antenat. Kjo ka evituar mbi 1250 ton dioksid karboni, si dhe kursyer më shumë se 10 milionë euro. Vodafone aktualisht po vlerëson mundësinë për të ndarë këtë zgjidhje me tregjet partnere dhe operatorët e tjerë.

Vodafone inkurajon njerëzit që t’i çojnë pajisjet e përdorura ose që kanë dalë nga përdorimi, për riciklim, rinovim apo rishitje, por përpara se të shkohet këtu, kompania i stimulon klientët për kalimin në një ekonomi tërësisht qarkulluese, përmes nismave të ndryshme që rrisin jetëgjatësinë e pajisjeve përmes riparimit.

Shumë prej tregjeve ku Vodafone operon aplikojnë tashmë skema të tilla, si shkëmbimi i pajisjeve të përdorura me të reja, përkundrejt një pagese shtesë, apo blerjes mbrapsht nga shitësi, me qëllim stimulimin e klientëve për të riparuar apo rikthyer pajisjet e vjetra. Vodafone po përpiqet të rinovojë e ripërdorë shumë herë pajisje të linjave fikse, duke kursyer ndjeshëm si në aspektin mjedisor, edhe në atë financiar.

Në vitin 2021, Vodafone u antarësua në Partneritetin e Pajisjeve Elektronike Qarkulluese për të gjetur zgjidhje qarkulluese për pajisjet elektronike,  një partneritet i cili bën bashkë drejtues nga e gjithë linja e prodhimit dhe shërbimeve, logjistika, rikuperimi i materialeve, deri te menaxhimi i mbetjeve.

Në Maj 2021, Vodafone bashkoi forcat me katër operatorë liderë të rrjetit në Europë për të lançuar një skemë të re mbarëindustriale të Eco Rating (vlerësimit ekologjik) për të ndihmuar klientët të identifikojnë e krahasojnë telefonat më të qendrueshëm dhe duke i nxitur furnitorët të reduktojnë ndikimin që pajisjet e tyre kanë në mjedis.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0